E Diel, 1 Nëntor 2026

Avokati i Metës dorëzon kërkesën në Gjykatën e Lartë

Avokati mbrojtës i kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka depozituar sot në Gjykatën e Lartë kërkesën sipas të cilës synohet të hiqet dorë nga pretendimet për shkelje të ndryshme proceduriale.

Në një prononcim për mediat avokati Gëzim Veleshnja u shpreh se me anë të kërkesës së sapodepozituar kërkohet vijim i pandërprerë i hetimit, ndërkohë ka shtuar se nuk do të hiqet dorë nga kërkesat e tjera, për të cilat do të paraqiten prova e fakte të reja.

"Kërkojmë gjykimin e çështjes në mënyrë të drejtë dhe të pandërprerë. Do paraqesim edhe provat për shkeljet që ka bërë organi i akuzës si dhe për manipulimin e videos” theksoi Veleshnja.
 

Ndërkohë çështja në ngarkim të kreut të LSI-së Ilir Meta nisi pas publikimit të një videoje përgjimi, ku numri dy i qeverisë në atë kohë, Ilir Meta shfaqej duke biseduar me ministrin e Ekonomisë, Dritan Prifti, për favore në dhënien e licencave koncesionare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›