Protesta për energjinë, CEZ: Banorët janë debitorë

Me anë të një deklarate CEZ kujton se “punon për t’u siguruar energji elektrike vetëm atyre klientëve që e paguajnë atë”.
Në lidhje me banorët e fshatit Ndërmenas, CEZ bën me dije se ata janë 99 për qind debitorë. “Nga 107 klientë, 106 prej tyre janë debitorë”, thuhet në deklaratën e CEZ Shpërndarje.
Banorë të fshatit Ndërmenas bllokuan sot paradite për rreth 1 orë e gjysmë aksin Fier-Seman në shenjë proteste për mungesën e gjatë të energjisë elektrike në fshatin e tyre, ndërsa deklarojnë se e kanë paguar rregullisht energjinë.
/Start/
2011-07-03 16:24