E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokati i Ministrit Basha “refuzon” Prokurorinë

Avokati Zef Nikaj u paraqit sot në organin e akuzës, por nuk pranoi të firmosë akuzat ndaj klientit të tij, duke i cilësuar si të paligjshme veprimet e prokurorisë dhe duke mos pranuar që Lulzim Basha ka statusin e të pandehurit 

TIRANE-Ashtu si dhe pritej avokati i Lulzim Bashës nuk pranon firmosjen e dosjes penale në ngarkim të klientit të tij. Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar sërish ftesë avokatit të ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha, që të paraqitet në këtë institucion për të firmosur aktet e procedimit penal ndaj klientit të tij. Ftesa e firmosur nga prokurori Arben Kraja, i është dorëzuar dje mbrojtësit ligjor të Bashës, Zef Nikajt. Ai e ftoi Nikajn të paraqitet ditën e sotme (5 dhjetor 2008) në Prokurorinë e Përgjithshme për të firmosur mbi aktet e dosjes penale në ngarkim të ish-ministrit të Transporteve, Lulzim Basha, pasi për shkak të përfundimit të afateve të hetimit do ta dorëzojë për gjykim në Gjykatën e Lartë.
Avokati Zef Nikaj u paraqit sot në organin e akuzës, por nuk pranoi të firmosë akuzat ndaj klientit të tij, duke i cilësuar si të paligjshme veprimet e prokurorisë dhe duke mos pranuar që Lulzim Basha ka statusin e të pandehurit, por të personit nën hetim. Nëse avokati Nikaj nuk do të paraqitej, atëherë prokurorisë do t’i duhet të caktonte një avokat nga shteti dhe ta dërgonte Bashën në Gjykatën e Lartë si të pandehur në mungesë.
Lulzim Basha aktualisht Ministër i Jashtëm akuzohet për veprat e abuzimit me detyrën në kohën që ka qënë Ministër i Transporteve. Prokuroria e hetoi atë nën dyshimin se me veprimet apo mosveprimet e tij me projektin për Rrëshen-Kalimash, pjesë e projektit Durrës-Kukës i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 232 milionë dollarësh.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›