E Diel, 1 Nëntor 2026

U çel sot në Korçë në mjediset e bibliotekës "Thimi Mitko" panairi i librit të shtëpisë botuese "55"

Në mjediset e bibliotekës "Thimi Mitko", në qytetin e Korçës, u çel sot panairi i librit të Shtëpisë botuese 55, veprimtari e realizuar me mbështetjen e Drejtorisë rajonale të arsimit. Në këtë panair që do të qëndrojë i çelur për dy ditë, lexuesit korçar i janë paraqitur mbi 80 tituj librash të Shtëpisë botuese 55. "Çelim për herë të parë si shtëpi botuese këtë panair libri në qytetin e Korçës për t'u dhënë lexuesve mesaxhin që t'i rikthehen librit, t'i rikthehen shpirtit të njeriut dhe historisë" - tha në fjalën e tij të përshëndetjes Presidenti i Shtëpisë botuese 55, Fahri Balliu. Shoqata e të përndjekurve politikë në Korçë përgëzoi organizimin e kësaj veprimtarie, që, theksuan përfaqësuesit e saj, "i jep më shumë gjallëri jetës kulturore në zonën Juglindore". Shkrimtari Ylber Merdani, përfaqësues i shoqatës, vlerësoi fondin dinjitoz të librave të kësaj shtëpie botuese. Po sot, Shtëpia botuese 55 dhuroi libra për disa shkolla të mesme të qytetit e rrethit të Korçës, si dhe për Shoqatën e të përndjekurve politikë....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›