E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokati i Mlladicit gati te apeloje ekstradimin e klientit te tij per ne Hage

Nje avokat i Ratko Mlladicit ish komandantit te ushtrise se serbeve te Bosnjes thote se do ta apeloje vendimin per ekstradimin e klientit ne tij ne Gjykaten e Hages.

Avokati tha dje se do ta apeloje vendimin e gjykates se Beogradit te henen. Djali i Mlladicit tha se i ati eshte shume i semure dhe nuk eshte ne gjendje te udhetoje.

Mlladici u arestua te enjten ne veri te Serbise pas 16 vjetesh ne fshehje. Ne vitin 1995 gjykata nderkombetare per krimet e luftes ne ish Jugosllavi e akuzoi ate per krimet qe medohej se kishte kryer ose per te cilat kishte dhene urdher gjate rrethimit 3-vjecar te Sarajeves dhe per vrasjen e 8 mije burrave dhe djemve myslimane prane Srebrenices.

Zyrtaret serbe thane se do te ndjekin dhe ndeshkojne cdo njeri qe e ka ndihmuar Mlladicin ti shpetonte arrestimet per nje kohe aq te gjate.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›