E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperi PS akuzon KQZ-ne si pjese te manipulimit te rezultateve

Ne Shqiperi partia socialiste akuzoi sot Komisionin Qendror te Zgjedhjeve se eshte bere pjese e manipulimit te rezultatit per kryetarin e Bashkise se Tiranes.

Kryetari i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci tha sot se pas shqyrtimit te tabelave te 117 qendrave te votimit kutite e te cilave u bene objekt i shqyrtimit per fletet e votimit te hedhura ne kutite e gabura rezulton se sipas tij jane 357 flete votimi me teper se sa numri i votuesve.

Zoti Ruci tregoi edhe tabelat e ketyre qendrave te votimit ndersa akuzoi edhe per falsifikim te dokumenteve zgjedhore duke deklaruar se se paku ne nje rast ne librin e konstatimeve te njesise 8 ne Tirane kontestimet jane shtuar me nje kaligrafi tjeter te ndryshme nga ajo me te cilen ishte bere me pare pershkrimi i procesit. Zoti Ruci tha se Partia Socialiste do tu drejtohet organeve kompetente me dokumentet qe ajo ka ne dispozicion.

I menjehershem ka qene reagimi i Partise Demokratike e cila i ka quajtuar te pabaza akuzat e zotit Ruci. Partia Socialiste ka patur te gjithe kohen e nevojshme per tu ankuar por ajo se ka bere nje gje te tille per keto qe pretendon tani deklaroi zedhenesja Albana Mustafaraj.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi qe te marre ne shqyrtim ankesat e Partise Socialiste dhe asaj Demokratike per Tiranen diten e hene. Socialistet kane kerkuar pavlefshmerine e tabeles se rezultatit per njesine 5 dhe tabelen e rezultatit perfundimtar. Demokratet nga ana e tyre kane kerkuar shqyrtimin e mbi 400 fleteve te kontestuara ne 26 kuti ne Tirane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›