Vasili Edukimi i mjekut te familjes paralel me zhvillimet teknologjike
Mjeku i familjes është hallka më e rëndësishme në sistemin shëndetësor dhe për këtë arsye edukimi i tyre në vazhdim duhet të avancojë paralel me zhvillimet teknologjike.
Me këto fjalë, Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili i është drejtuar mjekëve të familjes në konferencën e tetë kombëtare, duke shtuar se në vend janë mbi 417 qendra shëndetësore, të cilat janë guri i themelit të reformës në sektorin e shëndetësisë.
"Praktika mjekësore e bazuar në evidencë kërkon qartë integrimin e eksperiencës klinike individuale me eksperiencën më të mirë të njohur në mënyrë shkencore. Një nga arritjet më të mëdha bazuar në evidencë është zhvillimi i rishikimeve sistematike shkencore që përmbledh evidencën më të mirë shkencore për një optikë të veçantë. Pra, qasja ndërmjet prurjes më të mirë shkencore dhe asaj që ne zbatojmë në praktikë për herë të parë bashkëjetojnë me njëra-tjetrën"- tha ministri Vasili.
Në aktivitet, gjithashtu u theksua se shërbimet në parësor tashmë funksionojnë në mënyrë autonome dhe decentralizimi i tyre do të jetë një arsye më shumë, që në këtë sektor të punojnë persona të kualifikuar dhe me dije më të avancuara.
Julja Bardhushi