Helmimi nga ushqimi mjeket Konsumoni prodhime te fresketa
Problemet helmimit nga ushqimet janë ato që priten të dominojnë edhe këtë verë. Ndaj dhe mjekët e shërbimit infektiv, pranë QSUT-së, duke iu referuar viteve të shkuara sqarojnë se edhe këtë vit janë marrë masat për të përballuar fluksin e pacientëve, të cilët ushqehen në mënyrë të pakontrolluar dhe për pasojë i drejtohen spitaleve.
Një vit më parë mesatarja ditore e personave që merrnin ndihmë mjekësore gjatë verës në pavionin e infektivit ka qenë afro 50 persona.
"Afrimi i stinës së nxehtë shoqërohet me rritje të numrit të personave me këto probleme shëndetsore, toksi infeksione alimentare, që janë të shoqëruara me simptoma qoftë lokale, qoftë të përgjithshme të lidhura me një virozë gastrointensinale. Pacienti mund të vijë me shenja të përgjithshme siç janë temperatura, dobësia trupore, dehidrimi dhe shenja lokale siç janë të vjellat, të përzierat, heqje barku"- thotë Entela Kolovani, mjeke infeksioniste në QSUT.
Kolovani thekson se popullata duhet të marrë masa paraprake për të parandaluar këto shqetësime shëndetësore dhe jep e disa këshilla.
"Mund të thuhet që për ta partandaluar, mirë do ishte të konsumohen ushqim të freskëta ta përgatitura në çast, jo në burime të pasigurta. Njëkohësisht këshillat për pacientë që kanë shenjat e helmimit janë se duhet të prandalojnë atë që ne e quajmë dehidrim të rëndë, pra kur humbasin shumë lëngje nëpërmjet të vjellave dhe diarresë. është shumë e domosdoshme që të mos vijnë në spital në gjenjde të rëndë"- thotë Kolovani.
Gjatë verës të vegjlit dhe personat nga rradhët e moshave të treta janë më të predispozuar të preken nga këto shqetësime. Mjekët porositin prinderit që të mos u blejnë fëmijëve tek tregtarët ambulantë dhe të moshuarit të mos ekspozohen në oret e pikut të diellit, pasi sëmundjet kronike agravohen më tepër.
Julja Bardhushi