Avokati i Popullit, Komisioni i Ligjeve miraton kandidaturën e PS
TIRANE - Komisioni i Ligjeve miratoi me unanimitet të plotë kandidaturën e Partisë Socialiste për postin e Avokatit të Popullit, Igli Totozani.
Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ishte i pranishëm edhe kandidati i PS-së, Totozani, i cili raportoi rreth eksperiencës së tij personale përpara deputetëve. Ndër të tjera, ai theksoi se do të punojë për një institucion të pavarur.
Kandidatura e tij u konsiderua polititike nga deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj dhe deputetë të tjerë të mazhorancës. Sipas tyre, opozita po vendos në një institucion kushtetues një përfaqësues politik.
Ndërkohë deputetët e opozitës mbrojtën kandidaturën e tyre, duke nënvizuar se Totozani nuk ka qënë për asnjë ditë në strukturat e Partisë Socialiste dhe propozimi për ta kandiduar si Avokat i Popullit është në parametrat e ligjit.
Komisioni Përzgjedhës i ngritur nga PS-ja zgjodhi kandidaturën e Igli Totozanit mes 33 personaliteteve që aplikuan online. Komisioni dëgjoi 12 kandidatët e përzgjedhur, ndërsa vetëm 4 prej tyre rezultuan si më të denjët për këtë pozicion. Duke marrë për bazë mospërfshirjen në jetën politike, PS-ja zgjodhi Igli Totozanin si kandidatin më të përshtatshëm.
(er.nu/BalkanWeb)