E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samuel Zbogar, përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë

PRISHTINE - Ministri i Jashtëm në largim i Sllovenisë, Samuel Zbogar është emëruar përfaqësues special i Bashkimit Europian në Kosovë, transmeton agjencia e lajmeve AFP.
Ministria e Jashtme sllovene ka konfirmuar jozyrtarisht lajmin dhe ka thënë se më shumë detaje do të bëhen të ditura sot.

Zbogar ka thënë se ai ka aplikuar për këtë post muajin e kaluar, duke shpresuar se përvoja diplomatike dhe politike në rajon do të kontribuojë edhe në aktivitetet e BE-së në Kosovë.

Diplomati slloven do të zëvendësojë në këtë post përfaqësuesin aktual të BE-së, Fernando Gentilinin, të cilit i skadon mandati në muajin janar.

Sllovenia ka kritikuar në mënyrë të vazhdueshme shefen e politikës së jashtme te BE-së, Catherine Ashton se nuk po emëron asnjë kandidat slloven si zyrtar të lartë në shërbimet e jashtme europiane.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›