E Diel, 1 Nëntor 2026

Avokati i Popullit, Kuvendi voton Igli Totozanin

Ashtu siç pritej dhe ishte paralajmëruar Parlamenti ka kaluar kandidaturën e Partisë Socialiste për postin e Avokatit të Popullit. Kanë mjaftuar 127 pro, 2 kundër dhe 3 abstenim për të miratuar Igli Totozanin në cilësinë e Avokatit të Popullit.
 

Edhe pse e kanë konsideruar si një përzgjedhje politike, demokratët deklaruan një ditë më parë se do të mbajnë fjalën e dhënë ,duke i dhënë bekimin Avokatit të Popullit Igli Totozani, të cilin e zyrtarizuan si të tillë në seancën e sotme.

Vetëm pak ditë më parë pas dëgjesës publike Komisioni ad- hoc i ngritur nga Partia Socialiste për përzgjedhjen e kandidaturës për Avokatin e Popullit zgjodhi Igli Totozanin për këtë post.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›