Kuvend, Igli Totozani miratohet Avokat i Popullit me 127 vota pro

Igli Totozani
(I përditësuar)- Kuvendi ka miratuar Igli Totozanin, si Avokat të Popullit me 127 vota pro. Në votimin e fshehtë për Totozanin kishte vetëm 2 vota kundër dhe 3 të tjera abstenim. Pas miratimit të kandidaturës Totozani bëri edhe betimin para marrjes së detyrës.
Totozani u përzgjodh nga një komision i posaçëm i Partisë Socialiste, ku morën pjesë 33 kandidatë të cilët në mënyrë vullnetare paraqitën aspiratën për këtë pozicion.
Komisioneri për Zgjerimin e BE-së Stefan Fule ka përshëndetur miratimin që Kuvendi bërë për kandidaturën e Igli Totozanit. Një gjë të tillë ka bërë edhe kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfart.
Në seancën e fundit të Kuvendit për vitin 2011, mazhoranca ka rrëzuar propozimin e Partisë Socialiste për uljen e TVSH-së për disa produkte bazë. Dy nismat e PS-së për ndryshimin e ligjit nr. 7928, datë 27.4.1995 Për tatimin mbi vlerën e shtuar të ndryshuar u rrëzua me 71 vota kundër dhe 63 pro.
Në momentin e votimit, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli u ka kujtuar deputetëve të PD-së që të votojnë kundër kësaj nisme. Janë nisma të PS-së, pra e keni të qartë, tha Topalli pak sekonda para hapjes së votimit.
Gjithashtu në këtë seancë të fundit për këtë vit u diskuar edhe përfaqësimi i mazhorancës dhe opozitës në delegacionin parlamentar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. PS kërkoi një përfaqësim sa më të barabartë duke qenë se aktualisht PD ka më shumë anëtarë. Kryetari i grupit të PS-së, Gramoz Ruçi kërkoi që një gjë e tillë të hidhet në votim dhe të konsiderohet si një provim për mazhoracën.
Kryetarja e Kuvendit, Topalli e lidhi këtë kërkesë me çregjistrimin e deputetit Kastriot Islami nga grupi parlamentar i PS-së, i cili është përfaqësues i këtij delegacioni që prej vitit 2005 dhe është raportues për Gjeorgjinë.
Ajo që kërkojmë ne nuk ka të bëjë me Islamin dhe ju lutem mos abuzoni me emrin e zotit Islami. Ju keni 3 anëtarë ne kemi vetëm 1, ndërsa ju keni 1 zëvendësues dhe ne kemi 3, tha zv.kryetari i Kuvendit, Namik Dokle.
Kreu i delegacionit të Shqipërisë në APKE, Ilir Rusmaili reagoi duke thënë se kjo çështje është shqyrtuar njëherë në fillim të vitit 2011.
Asambleja e KE-së bëri raport për kredencialet e delegacionit shqiptar dhe kanë thënë është dokument zyrtar përfaqësimi i PS-së me 3 anëtar 1 përfaqësues dhe dy zëvendësues është përfaqësim proporcional, tha Rusmaili.
Më pas mazhoranca e rrëzoi edhe me votim një kërkesë të tillë.
* * *
Komisioni i Ligjeve miraton kandidaturën e Igli Totozanit për Avokat të Popullit
Komisioni i Ligjeve ka miratuar kandidaturën e Partisë Socialiste për postin e Avokatit të Popullit. Në këtë mbledhje ishte i pranishëm dhe kandidati i PS-së, Igli Totozani, i cili raportoi rreth eksperiencës së tij personale përpara deputetëve.
Anëtarët e këtij komisioni kanë dëgjuar vizionin e Totozanit për drejtimin dhe strategjinë e punës së këtij institucioni. Ndër të tjera, ai theksoi se do të punojë për një institucion të pavarur.
Kandidatura e tij u konsiderua politike nga deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj dhe deputetë të tjerë të mazhorancës. Ndërkohë deputetët e opozitës kanë reaguar duke theksuar se Totozani nuk ka qënë për asnjë ditë në strukturat e Partisë Socialiste.
Kandidatura e Totozanit pritet të votohet në seancën e ardhshme plenare. Për miratimin e tij si Avokat i Popullit nevojitet 84 vota.
**********
Komisioni ad-hoc zgjedh Igli Totozanin për Avokat i Popullit
Igli Totozani, lindur në Tiranë në 1973 është djalë i një familje mjekësh të njohur në kryeqytet. Nëna e tij Drita Osmanlliu, e familjes së vjetër tiranase të Osmanlinjve, është profesore e Anatomisë prej gati 50 vjetësh. Babai, Dragush Totozani, doktor i shkencave është mjek psikiatër, një nga themeluesit e katedrës së psikiatrisë në Shqipëri.
Denis Dedej
Partia Socialiste do ti propozojë Kuvendit të Shqipërisë Igli Totozanin si kandidat për pozicionin e Avokatit të Popullit. Juristi dhe publicisti i njohur është përzgjedhur nga komisioni ad-hoc i ngritur në selinë rozë, i cili ka vlerësuar kandidaturat e ardhura për një prej institucioneve më të rëndësishme në vend. Fitues publik dhe i deklaruar i garës është Igli Totozani, ka një CV të pasur, të shoqëruar me tregues domethënës të aktivitetit shoqëror, shkencor, akademik. Është po ashtu një qytetar aktiv në jetën dhe debatet publike,- tha dje komisioni ad-hoc në lidhje me emrin e kandidatit për Avokat të Popullit.
Pas një procesi që ka zgjatur për disa ditë dhe i ndarë në disa faza, ashtu siç ishte parashikuar, në orën 15:30 të ditës së djeshme komisioni ka shpallur emrin e kandidatit. Për këtë proces janë paraqitur 33 kandidatura, nga të cilët 12 u përzgjodhën për dëgjesën publike dhe në fund u vendos që emri i Igli Totozanit ti propozohet për miratim Kryesisë së PS dhe më pas grupit parlamentar socialist. Mbledhja e këtij forumi, një prej më të rëndësishme në selinë rozë, është përcaktuar për paraditen e sotme në orën 11:00. Pas zyrtarizimit të kandidaturës, grupi i PS do të firmosë të martën propozimin për ta dërguar në Kuvend.
Për kandidaturën finale procesi është ndarë në seleksionim, nga 33 në fillim, 12 që u dëgjuan, më pas 6 dhe pastaj mbetën 3 kandidatura. Në fund, me shprehjen e konsideratës më të lartë për të 12 kandidaturat e dëgjuara publikisht, Komisioni Përzgjedhës vendosi ti përcjellë Kryesisë së Partisë Socialiste dhe Grupit Parlamentar Socialist kandidaturën e zotit Igli Totozani.,- bëri të ditur vendimin e komisionit, Eglantina Gjermeni.
Komisioni: Pse zgjodhëm Totozanin
“Gjykojmë se z.Totozani ka formim të plotë intelektual dhe aftësi të spikatura qytetare për të mbajtur me dinjitet pozicionin e Avokatit të Popullit, cilësitë e nevojshme të personalitetit që të luajë me profesionalizëm e me dinjitet rolin e mbrojtësit të lirive dhe të të drejtave të qytetarit, përmes ushtrimit me kompetencë të të gjithë përgjegjësive dhe prerogativave që ka përcaktuar Kushtetuta e Shqipërisë,- thuhet në raportin e komisionit ad-hoc prej 7 anwtarwsh. Nw raport theksohet se formimi profesional dhe ndjeshmëria sociale e vënë re qartazi në prezantimin e tij treguan se kandidati ka perceptim të plotë dhe vizion të qartë për misionin e Avokatit të Popullit, për pozicionin, detyrat dhe përgjegjësitë e këtij institucioni. Niveli i lartë i shkollimit të vazhduar akademik, universitar dhe postuniversitar, si dhe angazhimet e shumta qoftë në administratën shtetërore, në gjirin e shoqërisë civile apo në rrethet e botës akademike si mësimdhënës, së bashku me qëndrime të spikatura publike sidomos për çështje të demokracisë, lirive e të drejtave, janë mjaft bindëse për faktin se Igli Totozani është në lartësinë e detyrës së Avokatit të Popullit, – vijon më tej raporti i komisionit ad-hoc. Grupi përzgjedhës ka shprehur mendimin se Igli Totozani ka gjithashtu një figurë të mirë morale. Sipas tyre, ky është element me shumë rëndësi, që forcon besimin se ai i ka të gjitha mundësitë të çojë përpara ndërtimin e sistemit të vlerave humane dhe përgjegjësisë qytetare që duhet të ketë Institucioni i Avokatit të Popullit.
Më tej, komisioni vlerëson se daljet e tij publike në një vijimësi tw mjaftueshme kohore si qytetar e intelektual i pavarur, si edhe analizat dhe interpretimi i problemeve të jetës politike e socia