Wollfarth mirëpret zgjedhjen e Avokatit të Popullit

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Eugen Wollfarth, mirëpriti sot zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit nga Kuvendi i Shqipërisë.
"Ky është një hap madhor përpara në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve shqiptarë, të cilët do të keni tashmë mbështetje më të fortë në përballjen me veprimet e parregullta të administratës zgjedhore", tha Wollfarth, i cili ka bërë thirrje për plotësimin e vendit bosh të Avokatit të Popullit, që prej fillimit të punës së tij në Shqipëri, në vitin 2010.
"Është për t`u përgëzuar që shumica qeverisëse dhe opozita arritën një kompromis për këtë emërim të rëndësishëm", shtoi ai.
Më tej Wollfarth theksoi se votimi konsensual i sotëm tregon se si dialogu mes dy blloqeve kryesore politike mund të japë rezultate në dobi të popullit të Shqipërisë.
Më tej ai ka siguruar se Prezenca e OSBE-së mbetet e gatshme për të vijuar mbështetjen për Zyrën e Avokatit të Popullit.