E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strategjia e zhvillimit 2013-2020

Parimet kryesore të kësaj strategjie është Shqipëri-vend, Shqipëria - vend i integruar, Shqipëria dixhitale, qeverisja e hapur. “Strategjia - u shpreh kryeministri Sali Berisha - do të përcaktojë dijen si shtyllën më kryesore të zhvillimit të këtij vendi, të parashikojë të gjitha reformat e domosdoshme në mënyrë që në bazë të zhvillimit, lokomotivë e saj të jetë dija.

Kryeministri kërkoi që në hartimin e Strategjisë të përfshihet edhe Plani i Veprimit për 12 rekomandimet e Bashkimit Evropian, i rishqyrtuar nga Ministria e Integrimit së bashku me Komisionin Parlamentar të Integrimit, që kryesohet nga opozita dhe që ka tani mbështetjen e spektrit politik shqiptar. “Procesi, - tha Kryeministri - njohu një ngadalësi për disa shkaqe që tashmë janë universalisht të njohura. Fakt është se opozita është angazhuar të kontribuojë në këtë proces dhe ky është një zhvillim shumë pozitiv.”

Si metodën më efikase për hartimin e saj, Kryeministri vlerësoi atë të përfshirjes së të gjitha institucioneve, të konsultimit më të gjerë me shoqërinë civile, grupet e interesit dhe përthithjes së mendimeve më të avancuara. “Kjo mbledhje e Komitetit të Planifikimit Strategjik thirret për të vendosur për hartimin e strategjisë së re të zhvillimit e integrimit të vendit deri në vitin 2020 (në fakt, mirë do të ishte të kishte përfshirë edhe vitin 2023, por kaq janë caktuar afatet)”, vijoi ai.

Sistemi i planifikimit të integruar filloi zbatimin e tij në vitin 2005. “Strategjia duhet të përcaktojë rrugët e zhvillimit të Shqipërisë dhe integrimit të saj. Drejtim më themelor është e do të mbetet Shqipëria dixhitale, qeverisja e hapur. Ky duhet të jetë një nga drejtimet më kryesore të strategjisë dhe e përpjekjes sonë për vitet që vijnë”, tha gjithashtu.  Start/

                                                                                             2011-12-22 10:23
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›