Avokati i Popullit, PS: Ja kush kalon në fazën tjetër
Share
Partia Socialiste bëri të ditur 12 emrat, që kanë aplikuar për Avokat të Popullit, që tani kalojnë në fazën tjetër, atë të dëgjesës publike.
Pas një hulumtimi të vëmendshëm të dosjes së çdo aplikanti për t’u përzgjedhur si kandidat apo kandidate për Avokat të Popullit, Komisioni Përzgjedhës ad hoc thërret për fazën e dytë në dëgjesën publike të së hënës datë 12 Dhjetor 2011, zonjat dhe zotërinjtë si më poshtë vijon (sipas rendit alfabetik):
1. Artur Lazebeu
2. Besnik Dervishi
3. Bilal Kola
4. Blerta Kraja
5. Dëshira Subashi
6. Elisabeta Imeraj
7. Ermir Dobjani
8. Ksenofon Krisafi
9. Igli Totozani
10. Përparim Kabo
11. Qirjako Qirko
12. Sokol Hazizaj
PS ka falënderuar të gjithë ata që nuk e kaluan për në fazën e dytë.