Vendimi- Tavo e Barka, kundër heqjes së Kombësisë nga çertifikatat
Gjirokastër- Vendimi i Gjykatës Kushtetuesë që heq nga çertifikatat deklarimin e kombësisë është kundërshtuar nga deputeti i LSI-së Vangjel Tavo, dhe nga ai i PD-së Koço Barka.
Të dy deputetët shprehen se një vendim i tillë përbën shkleje të hapur të minoritetit grek në Shqipëri, por dhe të gjithë njerëzve në përgjithësi. Dukë shkelur rëndë të drejtat themelore të njeriut. Madje ata ska kursyer as akuzat ndaj Kushtetuesës që sipas tyre është shndërruar në një shkelëse të Kushtetutës shqiptare.
Në një deklaratë të përbashkët për shtyp të dy deputetët deklarojnë se qytetarët shqiptarë kanë identitet, atdhe dhe komb të tyrin dhe për këtë janë krenar. Ndaj deklarimi i kombësisë është shenjë e lirisë dhe respektimit të gjithë qytetarëve dhe pakicave të një vendi.
Shkrime të tjera me interes: