E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufta me Iranin ka nisur (VIDEO)

Share

Për ekspertët amerikanë të sigurisë, lufta me Iranin tashmë ka nisur. Shpërthimet në laboratorët iranianë, rrëmbimet dhe vrasjet e shkencëtarëve bërthamorë, sulmi mbi ambasadën britanike, virusi Stuxnet që mendohet se CIA e përdori për të hyrë në sistemet elektronike iraniane, janë sinjale të mjaftueshme sipas ekspertëve për të treguar se lufta është realitet. Ata thonë se kjo është lufta e shekullit 21. Si për të vërtetuar këtë, sot televizionet iraniane kanë shfaqur pamjet e një mjeti fluturues amerikan, një drone, që lëvizin pa pilot dhe që janë tepër të avancuar në teknologji.

Pamjet tregojnë zyrtarë ushtarakë duke inspektuar avionin RQ-170 Sentinel, që duket i padëmtuar.

Zyrtarët amerikanë kanë pranuar se kanë humbur një avion pa pilot, por thonë se ai kishte probleme.

Megjithatë, zyrtarët iranianë deklarojnë se forcat e tyre në mënyrë elektronike e kanë rrëmbyer drone-n dhe e kanë ulur në tokë.

Korrespondenti i BBC për sigurinë thotë se gjendja e avionit tregon se iranianët kanë të drejtë.

Sipas Frank Gardner, një avion i tillë u përdor për të dërguar pamje live gjatë aksionit mbi banesën e Bin Laden në Pakistan. CIA nuk do që një mjet i tillë të bjerë në duart e iranianëve. Spekulimet janë se mjeti po inspektonte në brendësi të Iranit për pozicionet nukleare.

Kjo çështje është një turp politik, por edhe një goditje për inteligjencën në Uashington, shkruan gazetari i BBC.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›