Avokati i Popullit, PS fton qytetarët të aplikojnë online
TIRANE-Qytetarët e interesuar mund të aplikojnë për postin e Avokatit të Popullit si dhe t’a përzgjedhin atë nëpërmjet internetit. Kështu bën të ditur Partia Socialiste në një njoftim shtypi.
“Pas propozimit të kryetarit të PS për ngritjen e një komisioni ad hoc, për thithjen, shqyrtimin e seleksionimin e kandidaturave për Avokat të Popullit, vë në dispozicion faqen e internetit: http://avokatipopullit2011.ps.al/, ku shpall të hapur procesin e pranimit të dokumentacionit për çdo kandidat apo kandidate, që dëshiron të aplikojë për t’u zgjedhur Avokat i Popullit”, citon selia rozë në njoftimin e shtypit.
Sipas PS, cdo qytetar nëse plotëson kriteret mund të bëhet Avokat i Popullit
“Çdokush i interesuar është i ftuar të paraqes pranë Komisionit Përzgjedhës ad hoc dokumentacionin përkatës.
Në bazë të përcaktimeve kushtetuese dhe ligjore, Avokat i Popullit mund të jetë çdo shtetas shqiptar, me arsim të lartë, me njohuri dhe veprimtari të njohura në fushën e të drejtave të njeriut dhe të ligjit, i/e shquar për aftësi profesionale dhe figurë të pastër etiko-morale, e që të mos jetë deputet në legjislaturën e Kuvendit që bën propozimin apo zgjedhjen e tij”.
Më 15 Nëntor, Rama propozoi ngritjen e një komisioni ad hoc, të përbërë nga deputetët Eglantina Gjermeni, Besnik Bare, Astrit Beci dhe anëtarët e Asamblesë Kombëtare Mimoza Hafizi e Gëzim Tushi, për thithjen, shqyrtimin e seleksionimin e kandidaturave për Avokat të Popullit. Këtyre 5 anëtarëve t’u shtohen edhe dy të ftuar si anëtarë nga Shoqëria Civile.
(d.b/BalkanWeb)