E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sërish dëshmohet gabimi i Ajnshtajnit

ITALI- Shkencëtarët të cilët në muajin shtator thanë se grimcat sub-atomike të quajtura neutrinos mund të lëvizin më shpejtë se sa drita, kanë zhvilluar një version të avancuar të eksperimentit të tyre, duke ardhur sërish te rezultati i njëjtë.

Eksperimenti i ri duket që jep më shumë dëshmi se teoria e Albert Ajnshtajnit mund të ketë qenë e gabuar.

Dëshmitë e reja duket se konfirmojnë që neutrinet mund të lëvizin për disa pjesë të një sekonde më shpejt sesa drita, raporton Radio Evropa e Lirë.

Eksperimenti në fjalë u zhvillua në laboratorin Gran Sasso në Itali, me përdorimin e një neutrinoje nga CERN-i i Zvicrës, nga një largësi prej diku 720 kilometrash.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›