Kapen 12 shtetas serbë e maqedonas, u kishte skaduar leja e qendrimit
DURRES- Policia kufitare dhe Migracionit në Durrës u ka kërkuar largimin 12 personave me shtetësi maqedonase dhe serbe, të cilët janë konstatuar se qëndronin jashtë afateve të lejes së qëndrimit në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Gjatë aksionit janë kapur 12 shtetas të huaj, përkatësisht 9 Maqedonas dhe tre serbë, të moshës nga 18 deri në 43 vjec, të cilët ushtronin aktivitete tregtare ambulante në zonat bregdetare, në kundërshtim me kushtet.
Shtetasit e huaj janë shoqëruar në policinë e Durrësit dhe ndaj tyre është marrë urdhri i largimit nga Shqipëria.
“Nëse nuk do të largohen vullnetarisht atëherë largimi i tyre do të bëhet në mënyrë të detyrueshme, jashtë kufijve nga policia e kufirit dhe migracionit”, thuhet në njoftimin e policisë.
(m.a/News24/BalkanWeb)