Rritje te reja cmimesh ne tregun shqiptar

Ne Tirane Instituti i Statistikave njoftoi kete muaj rritje cmimesh te ushqimeve ne tregje dhe tek mallrat e konsumit te perditshem. INSTAT deklaroi se rritjet e cmimeve jane kryesisht ne grupin e ushqimeve veshjeve dhe shkollimit. Vezhguesit e pavarur te ekonomise kane shprehur shqetesim per mungesen e nje studimi per minimumin jetik ne Shqiperi qe do te orientonte me mire edhe perpjekjet kunder varferise. Rritjet e pagave dhe pensioneve jane te pafuqishme perballe tregjeve jashte kontrollit.
Instituti i Statistikave raportoi se cmimet ne tregje po rriten me tej ne prag te dimrit duke e veshtiresuar perballimin e jeteses nga buxhetet familjare. Nga matja e fundit deri ne fillim te muajit doli se indeksi i cmimeve te konsumit u rrit me 04 per qind me shume se nje muaj me pare. Indeksi mujor per cmimet e ushqimeve u rrit 1 per qind. Brenda ketij grupi rritja me e madhe e cmimeve gati 7 per qind ndodhi pikerisht me frutat e stines perfshi edhe pataten cmimi i specit dhe patellxhanit u rrit 30 per qind cmimi i domates dhe sallates u rrit rreth 20 per qind ndersa cmimi i kastravecave u rrit rreth 8 per qind. Po ashtu cmimi i portokallit u rrit 8 per qind krahasuar me nje muaj me pare ndersa ulje ka vetem ne cmimin i kivit limonit dhe molles.
Sipas Institutit te Statistikave muajin e fundit u rriten 1 per qind edhe cmimet e qumeshtit bulmetit dhe vezeve sheqeri u rrit 22 per qind uji mineral 03 per qind kafja 04 per qind. Per veshmbathjet po ashtu cmimet u rriten 03 per qind veshjet e femijeve jane rritur 04 per qind. Indeksi mujor i cmimeve per uje qera e drita u rrit me 01 per qind ku peshen kryesore e zene drute e zjarrit cmimi i te cilave u rrit mbi 2 per qind. mimet e ilaceve u rriten 03 per qind po ashtu. INSTAT thote se kete muaj u rrit 14 per qind edhe cmimi i shkollimit dhe pagesat per nevojat e studenteve u rriten 34 per qind.
Raportimi me i fundit i INSTAT verteton shqetesimet e qytetareve se jetesa e perditeshme po veshtiresohet nga cmimet e tregut jashte cdo kontrolli te inspektoreve per te shmangur se paku abuzimet e spekullanteve. Eksperte te pavarur te ekonomise kane ngritur shpesh shqetesimin se Shqiperia ende nuk ka publikuar ndonje studim mbi nivelin e jeteses dhe te vendose nje kufi zyrtar te minimumit jetik i cili do te nxirrte shkallen e varferise se banoreve. Analistet besojne se varferia ne Shqiperi eshte 3 here me e larte se ne Europe ndonese autoritetet ende nuk deklaruar se sa eshte minimumi jetik.
Nga matje te pavarura vleresohet jozyrtarisht se minimumi jetik ne Shqiperi eshte rreth 100 euro ose 150 dollare amerikane. Studiuesit e ekonomise pohojne se rritjet e pagave dhe pensioneve qe ben qeveria jane te pandjeshme perballe cmimeve te tregut. Pagat dhe pensionet rriten periodikisht por varferia nuk ulet dhe shume familje jetojne me 35-40 dollare ne muaj. Papunesia nga te njejtat burime te besueshme vleresohet se eshte 2-3 here me e larte se shifrat zyrtare dhe varferia eshte shtrire gjeresisht ne familjet fshatare qe jane gjysma e popullsise. Qeveria ka deklaruar se regjistrimi i popullsise dhe banesave qe sapo u krye do te jete nje studim i mire per te pare harten e varferise ne Shqiperi dhe per te sheruar plaget e saj.