Avokati i Popullit, Rama: Dëgjesa publike, e shumë mirë organizuar
Tiranë- Dëgjesa publike për përzgjedhjen e Avokatit të Popullit është cilësuar si shumë mirë organizuar nga ana e kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama.
Gjatë mbledhjes së rradhës së grupit parlamentar të PS-së, Rama shtoi se përzgjedhja e kandidaturës së PS-së për Avokatin e Popullit do përbëjë një gur themeli për të ardhmen, në përzgjedhjen e detyrave të larta shtetërore.
Dua të falenderoj publikisht Komisionin Përzgjedhës dhe posaçërisht Englantina Gjermenin për procesin e shumë mirë organizuar si dhe tu shpreh falenderimet dhe konsideratën tonë të dymbëdhjetë aplikantëve që paraqitën vizionin e tyre për të ardhmen e këtij institucioni kushtetues. Jam besimplotë se komisioni do ta kryejë me sukses në detyrën e vështirë të përzgjedhjes së kandidaturës që do ti paraqesim Kuvendit në emër të grupit parlamentar socialist duke vendosur kështu një gur themeli në rrugë e re që duam të hapim për zgjedhjen e njerëzve në detyrat e larta shtetërore.- u shpreh në fjalën e tij Rama.
Më tej kreu socialist, Rama e ka cilësuar procesin si një hap më shumë që vërteton diferencën e Partisë Socialiste me kundërshtarët e saj politik.
përbën një provë të madhe dalluese mes nesh dhe kundërshtarëve politikë dhe është mishërimi i gjithshkaje kemi shkruar në Programin tonë të ri për një administrim publik europian.- ka shtuar Rama.
Po ashtu kreu i socialistëve ka rikonfirmuar votën kundër kandidatit Bujar Leskajt për në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), i dekretuar nga presidenti Topi.
Dorina Bilbili/IDEA
Shkrime të tjera me interes: