E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi refuzon ftesen e partise qe e beri President

Ne dasmen e radhes se Edi Rames sic shihni dhe ne foton perbri, Topi kurrsesi s’mund te mungonte por per festen e PD nuk e vuri “ujin ne zjarr”. Presidenti i Republikes, e ka refuzuar ftesen e PD dhe nuk ka marre pjese ne festen e organizuar ne Pallatin e Kongreseve, me rastin e themelimit te Partise Demokratike. Nga selia blu mesohet se kreut te shtetit i ka vajtur ftesa ashtu si shume zyrtareve te tjere te larte te vendit. Por, pavaresisht fteses se marre, kreu i shtetit ka refuzuar ftesen duke mos marre pjese ne 21-vjetorin e themelimit partise qe e beri President, megjithese dje ai ishte kthyer nga vizita ne Katar. Ne ceremonine e 21-vjetorit te themelimit te PD-se kane marre pjese ish-themelues te kesaj force politike, por edhe mjaft individe, te cilet kane dhene kontributin e tyre ne forcimin e kesaj parti gjate viteve ne vazhdim. Nje nga keta individe, ka qene edhe Bamir Topi, i cili per nje kohe mjaft te konsiderueshme, ka mbajtur postin e nenkryetarit te PD-se dhe pas marrjes se pushtetit nga te djathtet, Topi ka qene kryetar i grupit parlamentar te Partise Demokratike.

Topi, prej kater vjetesh, eshte ne pozicionin me te larte shteteror, ate te Presidentit, post te cilin e mori me votat e Partise Demokratike. Por megjithekete, z.Topi nuk denjoi te shkonte ne kremtimin e 21-vjetorit. Kurse ne dasmen e trete te Edi Rames me Linda (Xhillari) Bashen, sigurisht qe nuk mungoi, duke festuar bashke me ciftin Rama-Basha, martesen e radhes se kryesocialistit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›