E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, gare politike per Avokatin e Popullit

Partia Socialiste ka vijuar dje proceduren e perzgjedhjes se kandidaturave per postin e Avokatit te Popullit. Ne diten e djeshme u degjuar prezantimi i 12 kandidateve, te cilet kane paraqitur vizionin sesi e mendojne drejtimin e ketij institucioni. Procesi i zhvilluar ne nje universitet privat ne Tirane, u ka dhene mundesine gjithe personave qe u perzgjodhen mes 33 aplikanteve qe te japin mendimet e tyre. Nderkohe qe komisioni i PS-se qe do te beje vleresimin, pritet qe diten e enjte te paraqese dhe kandidaturat zyrtare. Procesi i cilesuar transparent ka vetem nje problem nga ana e koherences politike. Ne paktin e propozuar ne muajin shtator per integrimin e vendit, ne nje prej 10 pikave te percaktuara nga PS-ja, theksohej se kandidaturat per postet kryesore do te ishin te pavarura. Ndersa ne menyre me te qarte per Avokatin e Popullit, kreu i PS-se ka deklaruar se drejtuesi i ketij institucioni nuk duhet te kete qene me pare ne radhet e asnje prej forcave politike. Ne piken 6 te paktit te PS-se per integrimin, te prezantuar nga kryesocialisti Edi Rama, thuhet: “te zgjedhim konsensualisht Avokatin e Popullit duke votuar bashkerisht per nje figure publike qe nuk ka milituar ne radhet e dy partive te medha”. Por, pavaresisht kesaj pike te paktit te Rames, komisioni qe merret me shqyrtimin e kandidaturave ka zgjedhur jo pak persona, qe me pare kane pasur poste politike. Keshtu, ne liste eshte ish-deputeti i Partise Socialiste, Besnik Dervishi, i cili ka pasur disa mandate si perfaqesues i selise roze. Po ashtu, ne liste eshte dhe anetarja e KQZ-se, Deshira Subashi, e cila eshte propozuar ne kete post nga Partia Socialiste. Nje tjeter emer, qe ka bekgraund politik, eshte dhe ai i Qirjako Qirkos, ish-diplomat gjate qeverisjes socialiste dhe Sekretar i Pergjithshem i Keshillit te Ministrave. Nje tjeter kandidature eshte dhe ajo e Sokol Hazizajt, ish-deputet i Partise Socialiste. Nderkohe, Ermir Dobjani kandidon per nje mandat tjeter ne krye te ketij institucioni dhe Artur Lazerbeu eshte funksionar i ketij te institucioni. Seanca e nisur paraditen e djeshme, ka perfunduar ne oren 17:00. Nderkohe qe kandidatura fituese pritet te shpallet diten e enjte, date 15 dhjetor, ne oren 15:30. Kryetarja e komisionit te perzgjedhjes se kandidaturave, Eglantina Gjermeni, tha dje se perzgjedhja e kandidateve eshte e veshtire, pasi te gjithe kandidatet kane vlera profesionale. “Ju garantoj ne emer te komisionit, qe do te lexojme me vemendje dhe do te diskutojme lidhur me cdo prezantim qe ju dorezua ketij komisioni sot. Perfitoj nga rasti te garantoj perseri ne emer te komisionit, qofte kandidatet, qofte opinionin publik, ne vazhdimesine e transparences ne perzgjedhjen e kandidatures me te mire per Avokatin e Popullit”, tha dje Gjermeni. Ne takim kane ndjekur nga afer edhe ambasadori i BE-se, Ettore Sequi, ambasadori i Danimarkes Karsten Ankjaer Jensen, perfaqesues nga OSBE-ja, ambasada britanike dhe ajo italiane.

Rama: Pune e veshtire zgjedhja e me te mirit

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka qene dje i pranishem gjate procesit te degjimit te kandidaturave per Avokatin e Popullit. Ai ka theksuar se shume prej kandidaturave jane cilesore dhe se komisioni do e kete veshtire te zgjedh kandidaturen me cilesore. Ai e cilesoi procesin e perzgjedhjes se kandidateve per Avokatin e Popullit, si nje procedure transparente dhe nje risi per vendin. Ne rrjetin e tij social, “Twitter”, Rama shprehet se synimi i procedures se perzgjedhjes eshte gjetja e njerezve te afte per te perballuar detyren. “Sot (dje) degjesa per Avokatin e ri te Popullit. Nje eksperience e re per nje Shqiperi te re, ku t'i gjejme punes njeriun, jo njeriut punen”, shkruan Rama. Ai shton se shumica e kandidateve ishin te pergatitur. “Mbaroi degjesa publike. Shumica e kandidateve ishin shume te pergatitur. Komisioni ka pune te veshtire per zgjedhjen me te mire”, shprehet Rama.

KANDIDATURAT

1. Artur Lazebeu

2. Besnik Dervishi

3. Bilal Kola

4. Blerta Kraja

5. Deshira Subashi

6. Elisabeta Imeraj

7. Ermir Dobjani

8. Ksenofon Krisafi

9. Igli Totozani

10. Perparim Kabo

11. Qirjako Qirko

12. Sokol Hazizaj

Edi Rama: “Avokati i Popullit, jo militante nga PD dhe PS”

Ne piken 6 te paktit te PS-se per integrimin, te prezantuar nga kryesocialisti Edi Rama, thuhet: “te zgjedhim konsensualisht Avokatin e Popullit duke votuar bashkerisht per nje figure publike qe nuk ka milituar ne radhet e dy partive te medha”. Ne kete menyre, kreu i selise roze kerkoi dhe nga mazhoranca qe ne ceshtjen qe lidhet me emerimin e njerezve qe do te drejtojne institucionet kryesore, te zgjidhen njerez qe nuk kane qene me pare te angazhuar ne politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›