E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nano President? Flasin Toçi, Beja dhe Ruli

Ruli: Te binde me pare partite

Per ministrin e Bujqesise, demokratin Genc Ruli, nese ish-lideri socialist, Fatos Nano, kerkon te kandidoje per postin e Presidentit te Republikes vitin e ardhshem, atehere ai duhet te binde me pare partite politike. Ne nje reagim menjehere pas berjes publike nga vete Nano, dy dite me pare, te deshires se tij per te kandiduar per postin e kreut te shtetit, Ruli vlereson rolin e Nanos dhe kurikulumin e tij. “Krahasuar me ambientin politik shqiptar, me njerezit qe mund te kene staturen per t’u prezantuar dhe per te kandiduar per nje rol kaq te rendesishem, zoti Nano ka nje CV te perputhshme. Por, natyrisht, ai duhet te kete nje aksion politik me te cilin duhet te binde ne radhe te pare, rreshtimin e tij politik te PS-se, ku do ta kete te veshtire per shkak te Rames, i cili ka uzurpuar vullnetin e Partise Socialiste”, u shpreh dje Ruli. Por, sipas tij, nga ana tjeter, ish-lideri socialist duhet te binde edhe mazhorancen, Partine Demokratike, por edhe partite e tjera te koalicionit. “Njekohesisht, Nano duhet te binde dhe Partine Demokratike dhe partite e tjerat te koalicionit ose jo, te cilat duhet te pranojne nese do te jete vertet figura e Nanos, figura me konsensuale”, shtoi ministri. Ndaj, sipas tij, mesa duket, nuk eshte kaq e thjeshte sa shprehja e gatishmerise per te kandiduar per postin e presidentit, qe beri dy dite me pare, Nano. Ndonese zgjedhja e kreut te shtetit me ndryshimet e bera ne Kushtetute, tashme realizohet me shumice te thjeshte te votave, jane forcat e medha politike, ato qe kane ne dore zgjedhjen, me konkretisht PD-ja, qe ka shumicen ne Kuvend. Vetem dy dite me pare, ish-lideri socialist Fatos Nano deklaroi ne nje interviste te dhene nga Londra, se eshte i gatshem te angazhohet per me shume iniciative e hapesire bipartizane ose jo partizane, ne politiken shqiptare, e per te kontribuar per integrimin e vendit tone ne Bashkimin Evropian. “Jam shume i vemendshem per te gjetur partneret, ne te dy kampet, qe me ne fund, do ta benin te qendrueshem prirjen qe po shfaqet muajt e fundit, per te konkurruar me njeri-tjetrin, pa shkaterruar axhenden kombetare te integrimit”, deklaroi Nano.

Deputeti demokrat Beja: Nano nuk ka ndonje grup te fuqishem politik

Vetshpallja e kandidatures se Nanos si president, duket se nuk e ka cuditur shume Partine Demokratike. Deputeti i PD-se, Fatos Beja, ne nje prononcim per gazeten “Koha Jone”, tha se jetojme ne nje shoqeri te lire, ku gjithsecili mund te beje deklarimet qe do. “Sa per kandidaturen e Nanos, ai nuk ka ndonje mbeshtetje apo grup te fuqishem politik, qe te mund te shpresoje per t’u zgjedhur ne krye te institucionit me te larte shteteror”, u shpreh Beja. Duke lene keshtu te kuptohet se, ende ne radhet e mazhorances, nuk eshte artikuluar konkretisht ndonje mbeshtetje per kandidature te vecante per postin e kryetarit te shtetit dhe aq me pak, ate te Fatos Nanos. Sipas deputetit te mazhorances, njerezit publike jane ne syte e te gjitheve me ate cfare kane bere dhe cfare nuk kane bere ne aktivitetin e tyre politik dhe eshte pikerisht kjo transparence publike qe te jep ne fund, vleresimin per punen e bere. Deputeti Beja shtoi se ish-kryeministri dhe ish-kryetari socialist eshte nje produkt politik dhe duke pasur parasysh kete bekgraund politik, Nano e vetshpall kandidaturen e tij si president, e ben ai dhe nuk mund ta beje cdokush tjeter.

Kandidimi i Nanos, Fatmir Toci: Presidenti te zgjidhet nga populli

Deputeti i Partise Socialiste, Fatmir Toci, i cileson te hershme debatet ne lidhje me zgjedhjen e presidentit. Ne nje prononcim dhene dje per “Koha Jone”, Toci shprehet se vendi ka mjaft probleme emergjente te tjera, ne te cilat duhet te fokusohet debati publik. “Eshte heret te diskutohet per ceshtjen e presidentit. Vendi ka plot probleme emergjente, per te cilat duhet gjetur nje zgjidhje”, tha dje deputeti socialist. Nga ana tjeter, Toci paraqet dhe nje alternative sesi mund te shmanget problemi i zgjedhjes se presidentit, qe jo pak here ka krijuar ngerc ne politiken shqiptare. Ai propozon qe bashke me ndryshmet qe po i behen Kodit Zgjedhor, te sanksionohet edhe zgjedhja e presidentit te vendit nga populli. Sipas tij, kjo menyre zgjedhjeje do te shmange tensionet politike. “Per mendimin tim, ceshtja e presidentit do te ishte mire te diskutohej edhe si pjese e reformes zgjedhore. Do te isha i mendimit qe bashke me ndryshimet qe mund te behen per kete ceshtje, te sanksionohet edhe zgjedhja e presidentit nga populli dhe te shmangen sherret”, tha deputeti i PS-se, Fatmir Toci.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›