Avokati i Popullit Te ndaluarit deklarime me dhune

Te shoqeruarit dhe te arrestuarit nga policia sipas raportit te kryekomisioneres Nuni jane rrahur e torturuar
Deklarimet jane marre pa pranine e avokatit ndersa per te miturit nuk eshte siguruar psikolog
Tirane- Inspektimi i Avokatit te Popullit zbulon dhunen dhe presionin e perdorur ndaj te arrestuarve dhe te shoqeruarve ne ambientet e Policise se Tiranes ne ato te paraburgimit dhe te izolimit ne burgjet e kryeqytetit pas demonstrates se opozites e drejtuar nga Partia Socialiste.
Per te gjitha shkeljet e konstatuara ndaj te arrestuarve si dhe dhunen e ushtruar ndaj tyre Avokati i Popullit detyre qe kryhet nga Florina Nuni ka hartuar edhe nje raport te posacem ne lidhje me dhunen e perdorur si dhe shkeljet e tjera te gjetura.
Ne lidhje me kete raport zyra e Avokatit te Popullit ka pergatitur rekomandim te cilin ia ka drejtuar krereve dhe titullareve te institucioneve te Policise se Shtetit Drejtorit te saj Hysni Burgaj Ministrit te Brendshem Lulezim Basha Drejtorit te Pergjithshem te Burgjeve Gazmend Dibra dhe Ministrit te Drejtesise Bujar Nishani.
Rekomandimi i Avokatit te Popullit te firmosur nga Komisionerja ne detyre Florina Nuni mban numrin 21 te firmosur me date 24 janar tri dite pas ngjarjeve te 21 janarit kur mijera njerez protestuan perballe kryeministrise per largimin e qeverise.
Ne vijim te situates se krijuar nga incidentet e ndodhura ne demonstraten e organizuar ne Tirane ne daten 21 janar 2011 Avokatit te Popullit ne funksion te permbushjes se detyres se tij kushtetuese ne datat 22 dhe 23 janar kreu disa inspektime ne komisariatet e Policise nr.1234 ne Tirane ne Drejtorine e Policise se Qarkut Tirane si dhe ne burgjet nr. 313 dhe 302 .
Keto inspektime kishin si qellim kryesor monitorimin nga afer te te drejtave dhe trajtimin e personave te ndaluar gjate demonstrates se organizuar ne daten 21 janar ne Bulevardin Deshmoret e Kombit te cilet mbahen ne keto institucione si dhe konstatimin e problemeve gjate ushtrimit te veprimtarise se administrates se institucioneve te siperpermendura.
Ne rekomandimin e mesiperm pas informimit per nje sere konstatimesh te vena re nga grupet inspektuese Avokati i Popullit ka rekomanduar se pari marrjen e masave per mos perseritjen ne te ardhmen te situatave te ngjashme.
Konkluzionet e inspektimeve
Nga inspektimet e kryera eshte zbuluar se ne Drejtorine e Policise se Qarkut te Tiranes ndodheshin te arrestuar 18 persona per kundershtim te punonjesit te policise goditje per shkak te detyres kanosje per shkak te detyres dhe fyerje per shkak te detyres.
Nga intervistimi i te arrestuarve eshte mesuar se per disa nga te arrestuarit akuzat nuk qendronin pasi disa kishin qene ne demonstrate por nuk kishin kryer keto vepra penale. Disa te tjere kane pretenduar se nuk kishin qene pjesemarres ne demonstrate.
Me tej sipas deklarimeve te arrestuarit pretendonin per dhune fizike ndaj tyre nga policia ne momentin e shoqerimit si dhe gjate pyetjes. Sipas Avokates se Popullit dy nga keta persona kishin shenja te demtimit fizik ne trup qe u konstatuan prej tyre. Ne shume raste mesohet se ka qene e nevojshme thirrja e mjekut per shkak te plageve te marra nga dhuna e ushtruar.
Nderkaq ne raport theksohet se ne disa raste policia nuk iu ka ofruar te arrestuarve detyrimin per te kryer ekzaminim mjeko- ligjor. Per me teper sipas Avokates se Popullit nje pjese e personave jo vetem qe nuk jane kapur ne Tirane por jane kapur ne hyrje te qyteteve te Lezhes te Shkodres apo qyteteve te tjera dhe jane shoqeruar ne komisariate te Tiranes. Per me teper familjet e tyre nuk jane njoftuar se ishin derguar ne Tirane apo se ishin arrestuar nga Policia si pjesemarres ne demonstrate.
Te gjithe pretenduan se ishin detyruar nga punonjesit e policise me dhune fizike e psiqike te firmosnin procesverbalet e pyetjes dhe te arrestimit te tyre shumica pa pranine e avokateve ndersa jane mbajtur ne ambientet te ngushta me siperfaqe 3 m 2 se paku shtate persona.
Intervistat e Avokatit te Popullit dhe media evidentuan dhunen gjate ndalimeve
Jo vetem nga te intervistuarit prej nesh por edhe nepermjet medias elektronike pame skena ku policia ushtronte dhune pas perfundimit te demonstrates dhe largimit te protestuesve ndaj disave prej tyre ne kushte dukshem te panevojshme. Eshte e kuptueshme qe ne situata sado delikate kryesorja per cilindo punonjes te shtetit eshte vetem zbatimi i ligjit.
Komisariatet
Ne komisariatin e policise nr.1 ishin arrestuar 19 persona nga te cilet 4 te mitur. Ndaj tyre ishin kryer veprimet proceduriale dhe ata priteshin te dilnin ne gjykate per vleresim ose caktim mase sigurie.
Nga ana jone u konstatua se te gjithe personat e mesiperm ishin pajisur me kopje te procesverbaleve te ndalimit dhe arrestimit si dhe te sendeve personale te bllokuara nga policia. Nga intervistimi i te ndaluarve dhe arrestuarve u njohem me pretendimet si vijon
Te gjithe pretendonin se ndaj tyre ishte ushtruar dhune fizike ne momentin e ndalimit nga policia dhe gjate shoqerimit te tyre per ne Komisariatet e Policise se Shtetit.
Te gjithe pretendonin se ju ishin marre deklarime nga Oficere te Policise Gjyqesore ne kushte dhune psikologjike.
Te gjithe pretendonin se megjithese kishin firmosur nuk kishin marre dijeni per permbajtjen e deklarimeve te tyre dhe se ato kishin qene veprime formale te njeanshme te policise.
Megjithese u verifikua nga ana jone rregullsia e pranise proceduriale te avokatit provuar me nenshkrimet perkatese ne deklarime te gjithe pretendonin se gjate marrjes se deklarimeve nuk ka qene i pranishem avokati dhe nenshkrimet e tyre kane qene te mevonshme.
Megjithese u verifikua nga ana jone rregullsia e pranise proceduriale te psikologut provuar me nenshkrimet perkatese ne deklarime 4 te miturit pretendonin se krahas mungeses se avokatit gjate marrjes se deklarimeve nga policia gjyqesore nuk ka qene i pranishem psikologu dhe nenshkrimi i tij eshte bere me vone.
6 prej te ndaluarve pretenduan se familjaret apo te afermit e tyre nuk ishin njoftuar dhe nuk kishin marre dijeni per vendqendrimin e tyre. Ne kushtet kur ndaj tyre nevojitej identifikimi nepermjet kartave te identitetit apo certifikatave nje gje e tille behej e pamundur nga mungesa e paraqitjes se personave te aferm. Nga ana e policise u pretendua se po punohej ne kete drejtim.
Nga keqyrja e te ndaluarve dhe arrestuarve u konstatua se vetem njeri prej tyre kishte nje te care ne koke dhe per kete i ishte dhene ndihma mjekesore ne spital.
Te gjithe te ndaluarit dhe arrestuarit pranuan se gjate qendrimit ne Komisaritin e Policise Nr.3 Tirane nuk jane keqtrajtuar.
Burgu 313
Ne paraburgimin 313 u konstatua se ishin 41 persona nder ta 8 te mitur dhe 1 femer.
Ndaj tyre ishin kryer veprimet proceduriale dhe priteshin per te dale ne gjykate per mase sigurie. U konstatua se te gjithe personat e mesiperm ishin pajisur me kopje te procesverbaleve te ndalimit dhe arrestimit si dhe te sendeve personale te bllokuara nga policia.
Te gjithe pretendonin se ishte ushtruar dhune fizike ne momentin e ndalimit nga policia gjate shoqerimit per ne komisariatet e Policise.
Te gjithe pretendonin se ju ishin marre deklarime nga Oficere te Policise Gjyqesore ne kushte dhune psikologjike.
Te gjithe pretendonin se megjithese kishin firmosur nuk kishin marre dijeni per permbajtjen e deklarimeve te tyre dhe se ato kishin qene veprime formale te njeanshme te policise. Pretendojne se gjate marrjes se deklarimeve nuk ka qene i pranishem avokati.
8 te miturit pretendonin se krahas mungeses se avokatit gjate marrjes se deklarimeve nga policia nuk ka qene i pranishem psikologu.
18 prej te ndaluarve pretenduan se familjaret apo te afermit e tyre nuk ishin njoftuar dhe nuk kishin marre dijeni per vendqendrimin e tyre. Kishte mungesa ne shtroje dysheke dhe krevate.
Ne burgun 302
4. Ne inspektimin e kryer ne Paraburgimin 302 ne Tirane u konstatua se ndodheshin te ndaluar dhe arrestuar 34 persona nder ta 7 te mitur. Ndaj tyre ishin kryer veprimet proceduriale dhe ata priteshin per te dale ne gjykate per mase sigurie.
Te gjithe pretenduan se ndaj tyre ishin dhunuar kur ishin ndaluar dhe gjate shoqerimit per ne Komisariatet e Policise.
Te gjithe pretendonin se iu ishin marre deklarime nga oficeret e Policise ne kushte dhune psikologjike.
Pretenduan se kishin firmosur por nuk kishin marre dijeni per permbajtjen e tyre dhe si veprime formale te njeanshme te policise.
Pretendohet se gjate deklarimeve nuk ka qene i pranishem avokati.
7 te miturit pretenduan se vec avokatit gjate deklarimeve ne polici mungonte edhe psikologu
10 prej te ndaluarve pretenduan se familjaret apo te afermit e tyre nuk ishin njoftuar dhe nuk kishin marre dijeni per vendqendrimin e tyre.
Rekomandimet e Avokatit te Popullit
Trajnoni dhe instruktoni efektivet
1. Te instruktohen te gjithe efektivet e policise te cilet marrin pjese gjate ruajtes se rendit ne tubime qe te tregohen gjakftohte te arsyeshem ne zbatimin me rigorizitet te kerkesave te ligjit dhe akteve nenligjore. Ndaj tyre duhet ofruar me shume trajnim profesional per te perballuar punen nen presion fizik dhe psikologjik per te mos ushtruar dhune sidomos ne situata te panevojshme sikurse u pasqyrua gjeresisht nga organet e medias pas perfundimit te demonstrates.
2. Te instruktohen efektivat e policise qe marrin pjese gjate ruajtes se rendit ne tubime qe te perdorin forcen dhe mjetet qe kane ne dispozicion ne menyren kohen dhe intensitetin proporcional te arsyeshem.
3. Te respektohen me korrektese te gjithe garancite proceduriale te parashikuara ne Kodin e Procedures Penale dhe ne akte te tjera ligjore ndaj te shoqeruarve ndaluarve dhe arrestuarve ne lidhje me njoftimet e familjareve pranine e avokatit e psikologut dhe vecanerisht per te miturit si detyrim ligjor.
4. Te rritet eficenca dhe objektiviteti i veprimeve policore gjate shoqerimeve ndalimeve dhe arrestimeve te personave duke synuar mos shkeljen e se drejtes kushtetuese te lirise se personit.
5. Te merren masa per permiresimin e kushteve te ambienteve te shoqerimit dhe sigurise me te gjithe elementet dhe standardet e kerkuara sipas ligjit Per Policine e Shtetit dhe standardeve nderkombetare.
6. Te vihen sa me shpejt ne dispozicion te te ndaluarve dhe arrestuarve te gjitha pajimet e nevojshme jetike ne qelite e paraburgimit 313 dhe 302.