Sensacionale plaku 71-vjecar behet me djale pas 14 vajzave

Nderkohe vete Haradinaj ka uruar bashkeshorten dhe i ka derguar asaj nje buqete lulesh.
Rexhep Kastrati nga fshati Zatriq i komunes se Rahovecit eshte gezuar me lindjen e nje djali pas 14 vajzave. Rexhepieshte as me pak e as me shume...71 vjec
Ngjarja qe mahniti te gjithe ata qe moren vesh ndodhi ne Spitalin Rajonal Isa Grezda ne Gjakove. Por edhe pse nuk pranojne te flasin me shume se si eshte zhvilluar ngjarja mjeket thone se vete ardhja e djalit pas 14 vajzave eshte mrekulli qe nuk do shume koment. E me i kenaquri me kete mrekulli eshte vete babai i femijes plaku Rexhep.
Teksa kishte ardhur ne spital per ta marre me vete familjen e tij ai dukej se po fluturonte nga gezimi. Me buzeqeshje ne fytyre e me shume dashuri plaku po ua kthente urimet te gjithe atyre qe i dilnin perpara dhe i uronin lindjen e djalit.
Se eshte djale e kam marre vesh ne muajin e trete te shtatzenise. Ne fillim nuk e besova dhe i thashe njeres prej vajzave te mia qe ishte me mua qe te mos ia thoshte askujt kete gje. Doja te bindesha se a ishte e vertete apo jo - e shpjegonte plaku momentin kur kishte marre vesh se ne jeten e tij po i hynte djali i shumepritur.
Kete gezim ai e perjetoi me gruan e tij te dyte nje mesogrua qe e mori ne nje fshat te Shqiperise se veriut. Gruaja e pare ia dhuroi atij 11 vajza. Njesoj e filloi edhe gruaja e dyte e cila solli ne jete edhe tri vajza te tjera. E kur te gjitha shpresat per nje trashegimtar pothuajse kishin humbur ndodhi ajo qe per plakun ishte mrekulli.
Edhe pse asnjehere nuk eshte hidheruar me faktin se ka pasur vetem vajza 71-vjecari thote se eshte gezuar per djalin per dy arsye.
Jam gezuar se familja ime do te rritet tash e tutje. Po ashtu jam gezuar se vajzat e mija tashme do ta kene deren e hapur ne shtepine e tyre.
Gjithmone kam pasur frike se pas vdekjes sime ato nuk do te kene shtepi te tyre e kjo frike tani nuk ekziston me - thoshte ai me gezim. Nga 14 vajzat e Rexhepit dhjete prej tyre jane te martuara dhe me femije. Shume prej tyre e kishin shoqeruar te atin ne spital dhe se bashku po pergatiteshin per te festuar lindjen e vellait.
Pa dyshim qe lindja e ketij djali pervec babait gezim solli edhe te nena. Por me shume se per vete nusja e re ishte gezuar per bashkeshortin e saj. Jam shume e lumtur qe arrita ti dhuroj nje djale burrit tim. Shpresoj se do te kete jete te gjate dhe te jetoje i lumtur me motrat e veta dhe tere familjen e tij - thoshte ajo.
Gezimi dhe festa e kesaj familjeje te varfer rahovecase do te vazhdoje edhe ne shtepine e tyre. Djali i shumepritur mbase do te jete arsye qe pervec familjes per disa dite me radhe te festoje i tere fshati Zatriq.