Avokati i Popullit betohet për përkushtim për të drejtat

Ai u zgjodh një ditë më parë nga Parlamenti me më shumë se 100 vota pro.
Duke i uruar z. Totozani suksese në detyrën e tij të rëndësishme për mbrojtjen e interesave të qytetarëve shqiptarë, Topi shprehu mbështetjen institucionale dhe vlerësoi lart rolin e luajtur deri më tani nga Avokati i Popullit."Edhe pse Avokati i Popullit është një institucion relativisht i ri në vendin tonë, ai ka krijuar tashmë fizionominë e vet të konsoliduar, duke përfituar dhe shkëmbyer përvojë të vyer e pozitive edhe me institucione homologe perëndimore", nënvizoi Presidenti.
Avokati i Popullit, Totozani, e siguroi Kreun e shtetit se do të punojë me përkushtim, ndjenjë të lartë përgjegjësie dhe transparencë për të mbrojtur të drejtat e njeriut, duke u fokusuar në pavarësinë e institucionit që do të drejtojë dhe bashkëpunimin me institucionet e tjera. Igli Totozani mori dje pëlqimin e Kuvendit për postin e Avokatit të Popullit, pas miratimit konsensual me 127 vota, të deputetëve të maxhorancës dhe opozitës.
2011-12-23 14:59