Prokuroria favorizoi djalin e deputetes Luiza Xhuvani
Tiranë- Inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë e kanë konsideruar një dënim të butë dhe favorizues atë që iu dha ndaj djalit të deputetes së Parlamentit Shqiptar Luiza Xhuvani, Konstandin Xhuvani. Për këtë arsye, Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, i ka kërkuar Presidentit të Republikës marrjen e masave ndaj prokurorit të çështjes dhe prokurorit të rrethit Tiranë, për shkak se ishte ky organ që kërkoi masën e dënimit më vetëm 2 vjet burg për Xhuvanin, i cili kishte vrarë me armë një shokun e tij pas një grindjeje. Prokuroria e klasifikoi krimin si vrasje e kryer në kapërcim të kufinjve të mbrojtjes së nevojshme. Pas kësaj kërkese edhe gjykata ka aprovuar të njëjtën masë dënimi.
Vendimi shkaktoi reagime publike e mediatike për shkak se autori i krimit është djali i një deputeteje të parlamentit dhe Ministria e Drejtësisë urdhëroi një hetim të dosjes. Pas verifikimeve, inspektorët mendojnë se dënimi është i butë dhe favorizues. Dosja e inspektimit i është dërguar Presidentit, në cilësinë e kryetarit të KLD, dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Ministri i drejtësisë i kujton Presidentit Topi se korrupsioni luftohet duke ndëshkuar pikërisht gjykatësit dhe prokurorët, ndërsa Prokurores së Përgjithshme z.Halimi i ka kujtuar se mbrojtja e jetës së shtetasve sanksionohet me Kushtetutë.
Shkrime të tjera me interes:
- Akuzat e Ramës për gjyqësorin, Halimi: Të papranueshme Tiranë- Akuzat që bëri kreu i PS-së, Edi Rama në drejtim...
- Pas votimit në Kuvend, Meksi lë mandatin e deputetës Tiranë- Deputetja socialiste Ermelinda Meksi pas votimit të saj në...
- Gërdeci, prokuroria kërkon tre burgime të përjetshme Tiranë- Prokuroria e Tiranës kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm...