E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryebashkiaku Basha inspekton cmimet ne tregje

Kryebashkiaku, Lulzim Basha ishte sot në disa nga tregjet e Tiranës për të isnpektuar lidhur me çmimet e produkteve që tregtohen në to. I ndalur në tregun e “Uzinës Dinamo” dhe tek “Pazari i ri”, kryetari i Bashkisë së Tiranës shprehu bindjen e tij se përmes kontrolleve do t’u jepet fund abuzimeve me çmimeve në prga të festave të funditvitit.
“Kemi mbyllur një kapitull turpi, duke hapur një kapitull të ri bashkëpunimi me qytetarët. Do t’u japim fund abuzimit me çmimet në tregje. Kontrollet e Task Forcës së bashkisë kanë rezultuar të suksesshme. Nuk tolerojmë më informalitetin në tregjet e kryqytetit”, u shpreh Basha, gjatë prononcimit të tij për shtyp.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›