E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu: Të përmbushim 12 kriteret që në mars të trokasim në BE

TIRANË- Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu mori pjesë sot në takimin e parë kordinues për rishikim e planet të veprimit për 12 prioritetet e BE-së. Sipas ministres Bregu nëse Shqipëria do të përmbushë të 12 kriteret e Komisionit Europian deri në pranverë atëherë gjithçka është më e mundur për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

“Kontributet e rishikuara ose Plani i Rishikuar i Veprimit do të rikthehet në Komisionin Parlamentar të Integrimit pas konsultimit me shoqërinë civile në janar të 2012-ës, në mënyrë që të jemi gati për ta nisur Planin e Veprimit pranë shërbimeve të Komisionit Europian diku nga fillimi i shkurtit të viti 2012.Ky është takimi ynë i parë koordinues me të gjitha instittucionet përgjegjëse për Planin e Veprimit, Ministria e Brendshme për prioritetet 6 dhe 9, Ministria e Drejtësisë për prioritetet 7, 10 dhe 12. Prioriteti 8 është Departamenti i Antikorrupsionit. Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta për prioritetin 11”,- tha Bregu.

Ministrja Bregu kërkoi që të gjitha ministritë dhe institucionet, të përfshijnë në grupet e punës shoqërinë civile dhe delegacionin europian në Tiranë. "Kjo do të na mundësonte që në rishikimin e prioriteteve që janë përgjegjësi direkte e institucioneve, në inputin që do të përcjellim deri në hartimin e draftit final, të kemi kontributin e shoqërisë civile, komentet e tyre dhe njëkohësisht dhe të delegacionit të BE-së në Tiranë", theksoi Bregu.

Gjithashtu Bregu kërkoi nga institucionet saktësimin dhe vërtetimin e buxhetimit që ato kanë përcaktuar për çdo masë.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›