Avokati i Popullit hap zyrë në Fier

Gjatë takimit me kryetarin e Bashkisë së Fierit, z. Baftjar Zeqo u nënshkrua dhe marrëveshja për zyrën rajonale, e cila ndodhet në ambientet e Bashkisë.
Zyra rajonale është pjesë e strategjisë së Avokatit të Popullit dhe e filozofisë së Avokatit të Popullit si një avokat proaktiv. Kjo zyrë rajonale do të shërbejë si: zyrë për pritjen, orientimin dhe këshillimin e popullit, për mbledhjen e ankesave të qytetarëve, mediacion mes Avokatit të Popullit dhe Bashkisë së Fierit, monitorim të shërbimeve sociale etj.
Avokati i Popullit u takua gjatë kësaj vizite dhe me përfaqësues të organizatave të Shoqërisë Civile dhe priti një numër të madh qytetarësh, të cilët depozituan ankesa pranë ekspertëve të Avokatit të Popullit. /Start/
2012-06-15 15:58