E Diel, 1 Nëntor 2026

Problemet kardiake,10 fëmijë shqiptarë kurim në Itali

Marrëveshja për këtë u nënshkrua sot nga Ministria e Shëndetësisë me institutin "Giannina Gaslini".

Zv/ministri i Shëndetësisë, Bardh Spahia, e konsideroi marrëveshjen si më të rëndësishmen të lidhur me ndonjë institucion deri më sot. “Realizimi i kësaj marrëveshjeje fuqizon kapacitetet në përgjithësi, por veçanërisht ato që kanë lidhje me kardiokirurgjinë pediatrike”, tha ai, duke shtuar se  këtë vit do të investohen rreth 120 milion lekë për prokurimin e pajisjeve të reja tek kardiokirurgjia.

Sipas kardio-kirurgut Altin Veshti, shënohen rreth 350 raste nga Shqipëria dhe 250 të tjerë nga Kosova të fëmijëve që kanë probleme kryesisht te lindura te zemrës. Patologjia që dominon është vrima në zemër, por edhe patologji të tjera. Marrëveshje që pritet t'u japë zgjidhje urgjencave kardiake të rënda në moshat pediatrike, të pakurueshme deri tani në spitalet tona, përqendrohet në tri pika kryesore; klinikë dhe asistencë, ku përfshihet jo vetëm numri prej 10 fëmijësh shqiptare që do të trajtohen çdo vit, por dhe një ulje të tarifave spitalore në masën 30 % për të gjitha rastet e tjera te pacienteve shqiptarë që do të trajtohen pranë këtij spitali dhe në rrugë jo zyrtare; formim, ku përfshihet trajnimi i strafeve mjekësore shqiptare në një gamë specialitetesh pediatrike, si dhe mbështetje në fusha të ndryshme. /Start/

                                                                                             2012-06-15 16:07
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›