E Diel, 1 Nëntor 2026

Fëmijët e Berishës kërkojnë dëmshpërblim nga deputeti Tahiri

Kërkesa është bërë nga avokati i Shkënzen dhe Argita Berishës, të cilët janë në proces gjyqësor prej kohësh me deputetin e opozitës, pasi ky i fundit i ka akuzuar ata për përfshirje në afera korruptive.

Nga ana tjetër, Tahiri thotë se disponon prova që faktojnë akuzat e tij të ngritura rreth dy vite më parë ndaj fëmijëve të kryeministrit. Madje, ai tha se Gjykata e Tiranës po mban qëndrim të njëanshëm. 

“Në një rast paprecedent, në praktikën e gjykatave shqiptare dhe në shkelje të ligjit, gjyqtari mori vendim për të nxjerrë mediat jashtë dhe për të bërë gjyqin me dyer të mbyllura. Dhe vendimi i dytë akoma më absurd, për të hedhur poshtë listën e provave që i kërkova të administrohen gjatë shqyrtimit gjyqësor dhe në këtë seancë gjyqësore, në mënyrë për të më dhënë dhe mua mundësinë të provoj deklaratat e mia, se Argita dhe Shkëlzen Berisha janë të korruptuar bashkë me babain e tyre dhe akoma më absurde, nuk lejoi thirrjen e dëshmitarëve se nuk ka adresat”, tha Tahiri për gazetarët. /Start/

                                                                                             2012-06-15 16:05
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›