E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del nga koma ne Austri Eriselda Gubere

Del nga koma njëra nga dy studentet e plagosura në aksidentin tragjik të 21 majit në Himarë, të cilat janë nën kujdesin e mjekëve në Austri prej disa javësh.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se tentativa e mjekëve për të zgjuar studenten Eriselda Gubere rezultoi e suksesshme dhe ajo doli nga koma të enjten rreth orës 14:00.

Ndërkaq vijon të mbetet e rëndë gjendja e studentes tjetër, Florie Peci, e cila vazhdon të jetë në gjendje kome.

Në aksidentin tragjik të ndodhur në 21 maj në Qafën e Vishës në Himarë, ku një autobus me studente të univeristetit "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan, ra në humnerë, humbën jetën 13 persona dhe u plagosën 26 studente të tjera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›