E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blushi: PS në pushtet në 2013-ën, në koalicion me qytetarin

TIRANE – Për më tepër se 90 minuta, politikani dhe shkrimtari Ben Blushi ka diskutuar me studentët e Universitetit Europian të Tiranës reth romanit të tij më të fundit, “Shqipëria”.

Por krahas diskutimeve letrare, studentët kanë shfaqur një interes të veçantë rreth politikës. Duke shprehur pikëpamjen e tij për një të majtë ideologjike, Blushi tha se Partia Socialiste do të vijë në pushtet në vitin 2013, përmes një programi të mirë hartuar dhe një kolicioni të gjerë me qytetarin.

“Ne shpresojmë që aleanca jonë me votuesit, përmes një programi më të mirë, më reformator, më të kuptueshëm, më të qartë, më të plotë dhe më të nevojshëm mund të jetë e mjaftueshme për të ardhur në pushtet. Pra besoj që një aleancë më e gjerë me votuesit shqiptarë do na kompesojë edhe mungesën e aleancave shumë më të vogla, ose ndoshta shumë më të padobishme sot me parti të cilat kanë të drejtë të zgjedhin rrugën e tyre në këtë udhëtim.”- u shpreh Blushi.

Autori gjeti rastin të promovojë edhe versionin elektronik të romanit “Shqipëria”, në formatin e një CD-je.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›