E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani:Karta falas për të verbërit dhe tetraplegjikët

Gjatë një konference për shtyp ministri i Brendshëm Bujar Nishani është shprehur se kartat e identitetit do të jenë falas për para dhe tetraplegjikët dhe për të verbërit. Ndërsa për të gjithë të moshuarit të cilët kanë pension minimal çmimi i kartave do të jetë 300 lek, ndërsa për studentet , personat që përfitojne ndihmë ekonomike dhe për ata që deri më datën 28 qershor mbushin 18 vjeç, të cilët votojnë për herë të parë çmimi i kartave do të jetë 200 lek. Gjatë deklartates se tij ministri Nishani nënvizoi edhe faktin se personat që kanë një pasaporte nga data 1 prill e deri me 1 maj nuk do t'u lejohet të aplikojnë për kartë, pasi do t'u jepet përparsi personave të cilët nuk kanë pasaportë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›