PS,Beqja: Në ditën e shëndetit, spitalet tona të pasigurta
TIRANE- Në ditën botërore të shëndetit Partia Socialiste ngriti shqetësimin se spitalet shqiptare janë të pasigurta. Nënsekretari për programin, Ilir Beqja tha se është e patolureshme që qeveria do furnizojë spitalet me barna vetëm në muajin e fushatës elektorale.
“Dita botërore e shëndetit e gjen shërbimin shëndetsor shqiptar e në vecanti shërbimin spitalor në një gjendje skandaloze. Spitalet shqiptare vazhdojnë të mos kenë barna për situata normale. Në spitalet shqiptare nuk realizohen ekzaminimet, sepse mungojnë elementët bazë. Është e patolureshme për qeverinë e kryeministrit Berisha që edhe barnat do t’i furnizojë vetëm në muajin e fushatës elektorale” theksoi Beqja në një konferencë për gazetarët nga selia rozë.
Ndërkohë PS akuzon Ministrinë e Shëndetësisë se bëhet ortake në afera korruptive të privatizimit të spitaleve.
“Spitalet shqiptare kanë sot 2 herë më pak shtretër për 100 mijë banorë se spitalet e vendeve të anëtarësuar së fundmi në Bashkimin Europian. Megjithatë Ministria e Shëndetësisë bëhet ortake në afera korruptive të privatizimit të spitaleve” deklaroi Beqja.
Ndër të tjera Beqja theksoi se Partia Socialiste mbështet përpjekjet dhe angazhimin e bluzave të bardha, të cilave sipas tij u është nëpërkëmbur dinjiteti profesional dhe njerëzor.
(e.n/balkanweb)