E Diel, 1 Nëntor 2026

Avokati i Popullit takohet me ambasadorin danez

Avokati i Popullit, Igli Totozani është takuar sot me ambasadorin danez në Tiranë, Karsten Ankjaer Jensen.  Në një prononcim për mediat, Totazani është shprehur se në takim është diskutuar për bashkëpunimin mes institucionit të Avokatit të Popullit dhe Ombudsmanit danez.
 

“Me ambasadorin Jensen u bisedua për bashkëpunimin mes dy institucioneve homologe. Danimarka është e angazhuar për forcimin e kapaciteteve të institucionit të Avokatit të Popullit në Shqipëri” është shprehur Totozani.

Takimi mes Avokatit të Popullit Igli Totozani dhe ambasadorit danez zhvillohet në kuadër të njohjeve me përfaqësitë diplomatike si dhe urave bashkëpunuese. Danimarka është vendi i cili mban presidencën e radhës të Bashkimit Europian.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›