E Diel, 1 Nëntor 2026

Totozani takohet me ambasadorin danez, më pas me Berishën

Avokati i Popullit Igli Totozani, takon sot kryeministrin Berisha. Takimi do të zhvillohet në zyrën e kreut të qeverisë rreth orës 14 00 dhe është i pari që pas miratimit të Totozanit nga Kuvendi.

Ndërkohë më herët gjatë ditës, Totozani priti në zyrë ambasadorin e Danimarkës, vendi i të cilit mban presidencën e radhës së BE-së. Pas takimit Totozani tha se u fol për bashkëpunimin ndërsa konfirmoi se Avokatit i Popullit do të vihet në shërbim të problemeve të qytetarëve.
 

“Me ambasadorin Jensen u bisedua për bashkëpunimin mes dy institucioneve homologe. Danimarka është e angazhuar për forcimin e kapaciteteve të institucionit të Avokatit të Popullit në Shqipëri” është shprehur Totozani.

Takimi mes Avokatit të Popullit Igli Totozani dhe ambasadorit danez zhvillohet në kuadër të njohjeve me përfaqësitë diplomatike si dhe urave bashkëpunuese. Danimarka është vendi i cili mban presidencën e radhës të Bashkimit Europian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›