E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthen bombola, digjet shtëpia

 Shpërthimi i një bombole gazi është bërë shkaku i përfshirjes në flakë të një shtëpie mëngjesin e sotëm në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Xhabije, ku shtëpia e familjes Avdiu është përfshirë nga zjarri, ndërsa ka mbetur i plagosur një pjesëtar i kësaj familjeje.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikëset, të cilat kanë vënë nën kontroll flakët.

I plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të qytetit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›