E Diel, 1 Nëntor 2026

Avokati i Popullit takohet me romët në Tufinë: Negociata me MP

Avokati i Popullit takoi familjet rome në Tufinë dhe u premtoi mbështetje dhe gjetjen e zgjidhjeve për strehim. Av. Igli Totozani pa nga afër kushtet në të cilën jetojnë këto familje dhe tha se do të punojnë 2 ekspertët e institucionit të tij për të ndjekur nga afër problemin dhe për të nisur negocimet me Ministrinë e Punës.
 

Këta familjarë i thanë Avokatit se përgjatë kësaj kohe janë lënë në mes të katër rrugëve dhe askush nuk ka kthyer sytë nga ta. Këto 9 familje do të protestojnë sërish përpara Ministrisë së Punës për marrjen e një vendimi, se çfarë do të bëhet me ta.

Në këtë territor kanë jetuar më shumë se 15 familje, ndërsa tani kanë mbetur vetëm disa dhe këta të fundit do të dëbohen në datën 1 shkurt , sepse toka në të cilën kanë ngritur çadrat i ka dalë pronari.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›