E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbi, Sheshel kërkon dëmshpërblim nga Haga

Ish kreu i Partisë Radikale në Serbi, i akuzuar për krime lufte, Vojisllav Sheshel ka paditur Tribunalin për Krime Lufte në Hagë, dhe ka kërkuar një kompensim prej 2 milionë eurosh, nën akuzat për shkelje të të drejtave të njeriut.Sheshel i është dorëzuar autoriteteve të rendit në vitin 2003, ndërsa në paraburgim në Hagë gjendet që nga viti 2006.

Në padinë e tij, që u është dorëzuar gjykatësve më 12 janar, Sheshel tha se ai duhet të marrë dëmshpërblim për shkak të vonesave në rastin e tij.Nacionalisti 57 vjeçar ballafaqohet me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat thuhet se i ka kryer në mes të vitit 1991-1993.Ndërkohë Sheshel, që së fundmi ka pasur probleme me shëndetin, i hedh poshtë akzuat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›