E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokati i Prokurimeve Publike inspekton 497 tendera gjatë 2009-2010

Palët që kanë pretendime, ankohen pranë avokatit për shkelje në procedurat e tenderave

Rreth 497 procese tenderimi kanë kaluar në sitën e Avokatit të Prokurimeve pas pretendimeve të një prej firmave konkurrente për shkelje. Një inspektor nga ky institucion ka verifikuar jo vetëm procedurat e zhvillimit të tenderit por pretendimin që ka paraqitur firma konkurruese. Të gjithë dosjet kanë marrë një përgjigje pas verifikimeve përgjigja e specialistit të

Avokatit të prokurimeve është bërë publike edhe në faqen zyrtare të institucionit. Mësohet se Avokati i prokurimeve ka kryer inspektime edhe në tendera ku nuk ka pasur denoncim për shkelje por ka mësuar në rrugë të tjera për dyshimet në lidhje me procedurat e ndjekura. Sipas statistikave në faqen zyrtare të avokatit të prokurimeve mësohet se gjatë vitit 2010 janë verifikuar procedurat ne 42 tendera. Ndërsa në vitin 2009 inspektorët e avokatit kanë ndjekur 455 raste. Bëhet fjalë për tendera publikë, ku pjesën me të madhe e zënë rastet e ndërtimit të rrugëve.

Verifikimet
Burime nga Avokati i Prokurime Publike bëjnë të ditur se fluksi më i madh çështjeve për verifikim shënohet në tremujorin e dytë të vitit, pasi është pikërisht kjo periudhë ky kryhen me shumë tendera. Sipas statistikave në janë të këtij viti janë regjistruar dhe kanë marrë përgjigje 18 ankesa. Ndërsa në muajin shkurt janë regjistruar 24 ankesa. Në faqen e Avokatit të Prokurimeve Publike bien në sy ankesat e firmave pjesëmarrëse në tenderët e ndërtimit apo rikonstruktimit të rrugëve. Por edhe në tenderët për ndërtimin e HEC-ve apo ujësjellësve palët në proces tenderimi kanë ngritur pretendime menjëherë për shpalljes së firmës fituese. Firmat e që janë ankuar kanë marrë përgjigje nga inspketorët ku pasqyrohet ose mënyra e zhvillimit të tenderit ose rekomandime për zgjidhjen e çështjes.

Ligji 
Ndërkohë që komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave ka miratuar edhe ndryshimet në ligjin "Për prokurimin publik. Me ligjin e ri, pritet ngritja e një komisioni për shqyrtimin e ankesave gjatë prokurimeve publike. Në bazë të ndryshimeve të ligjit, dispozitat e prokurimit publik është miratuar edhe për kontrata publike për operatorët që veprojnë në sektorët e ujit, energjisë, transportit dhe shërbimeve postare. Ndër çështjet më të diskutuara ishte përbërja e komisionit të shqyrtimit të ankesave, ku sipas APP kusht për 5 anëtarët e komisionit duhet të ishte profesioni jurist dhe një eksperiencë pune prej 5 vjetësh në këtë sektor.

Tenderi elektronik
Pak kohë më parë qeveria vendosi që tenderat për prokurimet të kryheshin në sistem elektronik.  Shqipëria është ndër vendet e para që vendos procedura tërësisht elektronike në të gjitha prokurimet publike, duke e konsideruar një hap shumë të rëndësishëm edhe në drejtim të luftës kundër korrupsionit në këtë fushë. Kanë qenë pikërisht shkeljet e konstatuara në procedurat e tenderëve. Agjencia e Prokurimeve Publike nuk shpall asnjë tender jashtë sistemit elektronik. Çdo autoritet kontraktues ka munduri të njihet me rezultatet e tenderit në faqen zyrtare të Agjencisë së prokurime publike. Qeveria ka premtuar se do ta mbështesë Agjencinë e Prokurimeve Publike me të gjitha fondet për të gjitha e trajnimeve dhe të bazës që kërkohet, në mënyrë që të gjitha autoritetet kontraktuese të vendit të procedojnë me prokurimet elektronike. Lufta kundër korrupsionit kërkon kirurgji radikale dhe ne jemi të vendosur ta bëjmë. Agjencia e Prokurimeve Publike dhe ministritë kanë propozuar disa ndryshime në procedurën e prokurimeve nën një prag të caktuar, të cilat e thjeshtojnë dhe e shkurtojnë atë, natyrisht duke ruajtur tërësisht transparencën. Për të shmangur korrupsionit jo vetëm në sektorit publik, por është edhe në sektorin privat, ku nxisin njëri-tjetrin për tu ankuar me qëllimin e vetëm për të vonuar procedurën, edhe kur e dinë se janë tërësisht të pashpresë në ankesën e tyre duket si jep fund kjo procedurë.


Viti 2009
Janar 16
Shkurt 14
Mars 36
Prill 44
Maj 50
Qershor 42
Gusht 50
Shtator 28
Tetor 50
Nëntor 45
Dhjetor 27

Viti 2010
Janar 18
Shkurt 42

Ornela Manjani

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›