E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, krijohet task-forca për kontrollin e kromit

Shfrytëzimi i paligjshëm i burimeve të kromit, shfrytëzimi i punës së fëmijëve dhe aksidentet e shumta, detyruan organet shtetërore në qarkun e Dibrës të krijojnë një task forcë në qytetin e Bulqizës për hetimin dhe zgjidhjen e shumë problemeve. Në këtë takim përfaqësuesit e Inspektoratit të Punës akuzuan kompanitë që kanë marrë licensa dhe

koncesione kromi për nxitje të punës së të miturve dhe stogjet e rrezikshme të kromit, duke ja blerë kromin e mbledhur fëmijëve. Ndërsa drejtuesit e Zyrës Tatimore akuzuan se shumë licenca janë dhënë nga ana e Qendrës Kombëtare e Regjistrimit në një kohë kur kompanitë nuk kishin asnjë leje minerare. Ndërkohë qe ne Bulqize vijonin diskutimet disa kilometra me tej ne stoqet e rrezikshme te kromit disa qindra vete vijonin mbledhjen e mineralit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›