Rriten bursat evropiane
Bankat u rritën, të shtyra përpara nga fitimi prej 8,7 për qind i Lloyds Banking Group. Disa ekonomistë mendojnë se tendenca aktuale rritëse do të vazhdojë në treg, pasi nuk shihet ndonjë rrezik i mundshëm që ta prishë këtë orientim. Deklarata pozitive i dha kurajë tregjeve, për më tepër që ajo ishte e papritur. Njëfarë paqëndrueshmërie mund të vihet re në tregje prej tregtimit të opsioneve dhe parablerjeve që skadojnë të premten. Shqetësimet mbi problemet e borxhit të Greqisë mbetën në tregje edhe këtë të premte. Vendi mesdhetar e rriti stekën të enjten në kërkesat e veta për ndihmë nga BE-ja, për të zgjidhur krizën e borxhit, pasi deklaroi se nuk mund ti arrinte objektivat e premtuara për shkurtimin e deficitit, në qoftë se kostot e huamarrjes do të mbeteshin të larta, duke shtuar se mund ti bënte thirrje FMN-së të hynte në lojë për ndihmë.