Avokati i Shtetit, padit Delijorgjin
Tirane- Avokati i Shtetit ka dorezuar dje nje padi penale, ne ngarkim te Mihal Delijorgjit nje prej te pandehurve te dosjes "Gerdeci". Padia civile eshte ngritur per subjektin juridik "Albademil" e cila eshte administruar nga ana e te pandehurit Mihal Delijorgji. Avokati i Shtetit, percakton se Delijorgji i detyrohet qeverise nje shume prej 2.2 miliarde lekesh. Sipas burimeve nga Gjykata e Larte, padia civile eshte perfshire ne dosjen voluminoze penale dhe do te shqyrtohet se bashku me te. Nepermjet kesaj padie kerkohet qe, pergjegjesit e tragjedise se Gerdecit te paguajne demin material qe qeveria ka paguar ndaj te demtuarve, nga shperthimi i 15 marsit ne 2008. Per te paguar kete shume te hollash, Delijorgjit pritet qe t'i vihen ne sekuestro te gjitha pasurite e tij, ne menyre te tille qe te paguaje edhe demin qe i ka shkaktuar shtetit, i cili demshperbleu te gjithe banoret e Gerdecit, qe mbeten pa banesa pas shperthimit te fabrikes. Mesohet se pervec llogarive bankare, nen sekuestro do te vihen apartamentet, si dhe firma e tij "Perparimi" sh.a. Sipas burimeve nje nga arsyet e shperthimit te tragjedise se Gerdecit, kane qene kushtet ne te cilat kryheshin punimet ne kete fabrike. Keto kushte nuk ishin permbushur nga ana e Mihal Deligjorgjit, i cili ishte edhe administrator per realizimin e demontimit. Pas shperthimit, si dhe shkaterrimit te plot te 1.690 banesave, shteti u detyrua te paguante te gjithe banoret, te cilet pervec humbjes se te afermve te tyre, mbeten pa banesa. Pas ngritjes se komisioneve, te gjithe banoret perfituan nje shume te majme demshperblimi. Shuma e demit te shkaktuar shtetit, per te demshperblyer te gjithe banoret eshte nxjerre nga dosja voluminoze e Prokurorise se Pergjithshme. Nga ana tjeter ne 80 fashikujt per gjykim, percaktohet se shtetit tone i eshte shkaktuar edhe nje tjeter dem ekonomik. Behet fjale per vleren 35 milione euro. Ky perfundim eshte arritur nga prokuroria, pas shqyrtimit te te gjitha dokumenteve per blerjen e predhave nga Delijorgji, me 70 leke me pak sesa bliheshin nga uzina e Gramshit. Ne krahasim me uzinen e Gramshit, e cila i jepte shtetit nje shume prej 120 leke pas shitjes se broncit qe mbetej nga demontimi, firma e Mihal Delijorgjit, nuk i paguante asnje qindarke shtetit pas demontimeve qe kryente. Materiali i broncit qe mbetej nga demontimi shitej, ndersa perfitimet i merrte Delijorgji. Dy dite me pare Prokuroria e Pergjithshme, bashkengjiti ne dosjen e saj, nje tjeter padi. Plot 11 familjare, te cilet humben te afermit e tyre gjate shperthimit te fabrikes, kerkojne demshperblim prej 20 milione lekesh per cdo viktime.
Hetimet e prokurorise gjate nje viti
Tragjedia e Gerdecit ndodhi me 15 mars te vitit te kaluar, ku gjate nje shperthimi te fuqishem humben jeten 26 persona dhe u plagosen me shume se 300 te tjere. Po ashtu nga fuqia shperthyese u shkaterruan plot 1.690 banesa, te cilat ndodheshin perreth. Hetimet per tragjedine nisen fillimisht nga Prokuroria e Tiranes, e cila mori te pandehur me 17 mars te vitit te kaluar Mihal Delijorgjin, Dritan Minxhollin dhe Ylli Pinarin, duke ngritur ne ngarkim te tyre akuzen "shkelje te rregullave te lendeve, plasese, djegese dhe radioaktive". Pas perfshirjes ne hetim edhe te ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu dosja kaloi per hetime ne Prokurorine e Pergjithshme, e cila kerkoi edhe heqjen e imunitetit. Ne te njejten kohe prokuroria arriti ne perfundimin se shkak i shperthimit te fabrikes ishte aksidental. Pas hetimeve te imtesishme, organi qendror i akuzes i komunikoi akuzuat e ndryshme 26 personave te tjere. Ne pranga perfundoi Sokol Gjeci, ish-punetor ne firmen MEICO.