Kosova: KS, mbyllni misionin e UNMIK

Prishtina zyrtare do te kerkoje nga Keshilli i Sigurimit te OKB-se qe misioni i UNMIK-ut te perfundoje mandatin e tij ne Kosove. Kerkesa do te behet nga ministri i jashtem, Skender Hyseni, qe merr pjese ne seancen e KS-it, e cila do te mbahet te henen ne Nju Jork. Aty diskutohet edhe raporti tre mujor i misionit evropian EULEX. Udheheqesit politike kosovare presin qe shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zanieri, te paraqese raportin real ne Keshillin e Sigurimit per zhvillimet ne Kosove dhe te theksoje qarte se misioni i UNMIK-ut tashme eshte i konsumuar. Ata thone se misioni i Kombeve te Bashkuara nuk duhet te kete ndonje rol vendimmarres ne Kosove, madje as te interesohet per bisedimet e mundshme teknike ndermjet Prishtines dhe Beogradit, perpjekje kjo e UNMIK-ut, qe po vazhdon tash e disa muaj. Zyrtare te UNMIK-ut thone se shefi i tyre, Lamberto Zanieri, ka mandat qe te ndihmoje ne bisedimet e mundshme teknike ndermjet Prishtines dhe Beogradit, sepse kete angazhim ia kerkon Keshilli i Sigurimit. Mirepo autoritetet e ketushme nuk deshirojne qe UNMIK-u te jete ne rolin ndermjetes ne bisedimet e mundshme teknike Prishtine-Beograd. Udheheqesit kosovare madje as nuk kane pranuar qe te takohen me shefin e UNMIK-ut per te biseduar kete ceshtje. Hajredin Kuci, zevendeskryeminister i Kosoves, thote se qeveria nuk ka asgje kunder shefit te UNMIK-ut. Qeveria respekton Zanierin, po ashtu misionin e UNMIK-ut e cileson te suksesshem. "Por ajo qe do te themi eshte se UNMIK-u nuk ka nevoje per nje mandat te ri dhe nuk ka nevoje qe te ngarkohet me aktivitetet, qe do t'ia zgjasnin jeten", thote Kuci. Edhe deputetet nga partite politike opozitare thone se misioni i Kombeve te Bashkuara nuk mund te kete me rol ne Kosove, sepse cdo veprim i tij bie ndesh me Kushtetuten e vendit. Ardian Gjini, eshte deputet nga Aleanca per Ardhmerine e Kosoves. "Nese Kosova do te kishte pasur nje situate te qarte me sundimin e ligjit aty ku mundet, nese Kosova do te kishte nje situate te qarte me vetveten, do te thote sene, nese do te kete pasoja per pavaresine e Kosoves, nuk guxojme te heqim dore nga pavaresia, por duhet te tregojme qarte se jemi te gatshem qe te marrim cfaredo barre qe te jete e mundshme, qe vendimet, te cilat ne i kemi marre, te implementohen plotesisht", thote Gjini. Ne mediat kosovare ka kohe qe analistet paralajmerojne se Keshilli i Sigurimit ne seancen e 23 marsit mund te shfaqe nje lloj brengosjeje per shkak te mosfillimit te dialogut teknik ndermjet Prishtines e Beogradit. Brengosja qe mund te shfaqet ne Keshilli i Sigurimit per mos fillimin e dialogut teknik Prishtine-Beograd nuk i shqeteson fare autoritetet e Prishtines. Perkundrazi ata do te kerkojne qe misioni i UNMIK-ut te perfundoje teresisht mandatin ne Kosove. Kete kerkese do ta beje ministri i Puneve te Jashtme i Kosoves, Skender Hyseni, i cili tashme eshte konfirmuar se do te jete i pranishem ne seancen e Keshilli i Sigurimit.
Bekim Shehu/DW
Bekim Shehu/DW