Trajneri E.Kotbus: Shpresat tek Skela
Enerxhi Kotbus i ka perqendruar shpresat tek mesfushori i kombetares sone, Ervin Skela. Ndaj Kelnit kerkohet fitorja me cdo kusht, dhe fantazisti i ekipit tone kombetar eshte rikthyer, ne vigjilje te ketij takimi. Ervin Skela, lojtar i ekipit kombetar shqiptar, mungoi ne ndeshjen e kaluar kunder Hamburgut, per shkak te nje infeksioni gripi. Pas rikthimit te Skeles, trajneri i Kotbusit shpreh besim se edhe ekipi i tij do te gjeje fitoren e munguar dhe loja e Enerxhi Kotbusit duhet te mbeshtetet tek kembet e shqiptarit: "Ekipi duhet te mbeshtetet tek loja e Ervin Skeles. Shpresoj se ai nuk e ka humbur shume fuqine, per te na udhehequr", - thekson trajneri i Enerxhi Kotbusit, Bojan Prasnikar, ne vigjilje te ndeshjes se radhes, ndaj Kelnit. Pas tri humbjeve te fundit rresht, nisi edhe rreshqitja e ekipit te Skeles, qe rrezikon serish renien ne nje kategori me poshte.