Avokati perlyen klientin pergenjeshtron Prokuroria
Akuzat e deputetes se PD-se Albana Vokshi ndaj kreut te PS-se njeheresh edhe kryebashkiak zotit Edi Rama per shitje te lejeve te ndertimit perfundojne me qendrime kontradiktore ne organin e akuzes. Prokuroria e Tiranes ka pergenjeshtruar deklaratat e leshuara nga avokati Genc Gjokutaj sipas te cilave biznesmeni Rrahman Selmanllari i ka dhene 20 per qind te aksioneve shtetasit Dritan Avllaj per te perfituar planin e zhvillimit te zones dhe lejen e ndertimit. Avllaj eshte perfolur si ishte mik i Edi Rames. Mediat elektronike iu referuan dje qendrimeve zyrtare te organit te akuzes se Tiranes sipas te cilave prokuroria ka pohuar se Duke marre shkak nga konferenca e avokatit dhe te detyruar per te sqaruar opinionin ju bejme me dije se ato qe deklaroi avokati Genc Gjokutaj nuk jane te verteta.
Pergenjeshtrimi
Prokuroria shqiptare pergenjeshtroi dje avokatin e biznesmenit Rrahman Selmanllari pas konferences se Genc Gjokutajt dhene per mediat ne te cilen pretendoi se ne Prokurorine e Tiranes jane depozituar deklarime per dhenie ryshfeti kundrejt lejeve te ndertimit te Liqeni Artificial ne Tirane. Ne nje deklarate zyrtare perfaqesues te Prokurorise u kane thene mediave elektronike ne Tirane se deklaratat e avokatit Gjokutaj jane te paverteta. Prokuroria paralajmeroi se deshmia e biznesmenit Rrahman Selmanllari ne raport me deklarimet e deputetes Albana Vokshi per nje ryshfet te pretenduar ndaj shtetasit Dritan Avllaj eshte mbajtur me procesverbal zyrtar dhe eshte firmosur nga palet. Sipas Prokurorise procesverbali permban te tjera deklarime nga ato per te cilat eshte deklaruar publikisht avokati Genc Gjokutaj. Madje sipas mediave televizive zoti Gjokutaj nuk ka qene i pranishem ne seancen e pyetjeve te bere ndaj Selmanllarit ne cilesine e deshmitarit. Prokuroria nuk ka dhene te tjera detaje per deklaratat per shkak te privatesise se dosjes e cila eshte ne proces hetimor dhe eshte e ndaluar me ligj qe te dalin te dhenat e deklaruara nga personi i marre ne pyetje.
Deklarata
Nje dite pas deshmise se dhene ne Prokurori nga biznesmeni Rrahman Selmanllari ne lidhje me hetimin qe po zhvillohet per akuzat mbi lejet e ndertimit dhe koncesionet e HEC-ve avokati Genc Gjokutaj ka hedhur drite mbi deshmine e dhene ne Prokurori nga klienti i tij. Biznesmeni Rrahman Selmanllari sipas avokatit Gjokutaj ka deklaruar ne Prokurori se i kishte dhene 20 per qind te aksioneve shtetasit Dritan Avllaj per te perfituar planin e zhvillimit te zones dhe lejen e ndertimit pasi Avllaj i njohur si Tan Lepri ishte mik i Edi Rames. Avokati ka pohuar se pretendime te tjera mbi deshmine e dhene nga Selmanllari ne Prokurori jane te pabazuara.
Biznesmeni Selmanllari deshmoi ne cilesine e deshmitarit dy dite me pare ne Prokurori per aferat e perfolura nga politika per korrupsion nen shoqerine e avokatit Genc Gjokutaj i njohur si avokati i Damir Fazllicit per disa kohe. Prokuroret e moren ne pyetje Selmanllarin per akuzat e deputetes demokrate Albana Vokshi per korrupsion me lejet e ndertimit ne Bashkine e Tiranes. Ai eshte pyetur ne akuzat politike rreth lejeve te ndertimit ne zonen e Liqenit Artificial si dhe aktivitetin qe ka ne kompanine Vision Construction pronar i se ciles eshte Arian Tartari bashkejetues me deputeten Albana Vokshi. Po ashtu diten e hene ishte ne Prokurori edhe Dritan Avllaj i njohur me emrin Tan Lepri i cili u pyet per akuzat e artikuluara ne media.
Ne deklaratat publike te meparshme deputetja Vokshi akuzoi publikisht Edi Ramen se i kishte marre 20 te biznesit burrit te saj nepermjet sekserit te tij Tan Lepri per ndertimet te Liqeni. Keto akuza erdhen pas nje sere akuzash te bera nga PS-ja e cila publikoi dokumente sipas te cilave personi qe bashkejeton me deputeten Vokshi eshte aksioner ne kompanine e shfrytezimit te naftes Stream Oil koncesion i cili eshte dhene - sipas selise roze - duke perfituar nga mandati i deputetes se zonjes Vokshi. Po ashtu PS-ja shtoi se Vokshi nuk ka deklaruar ne ILKDP te ardhurat qe ka marre deputetja nga fitimet e Stream Oil.
Box 1
Prokuroria merr ne pyetje edhe dy aksioneret e Vision Construction
Prokuroria e Tiranes mori ne pyetje dje edhe dy biznesmene te tjere rreth akuzave per korrupsion mes maxhorances dhe opozites per lejet e ndertimit te pallateve ne parkun e Liqenit ne kryeqytet. Ylber Cami deshmoi dje te hetuesit e Task-Forces ne Prokurorine e Tiranes ne cilesine e te qenit aksioner i kompanise Vizion Construksion. Biznesmeni shqiptaro-maqedonas Ylber Cami ka dhene sqarimet e tij per kompanine e cila ka per aksioner Arian Tartarin personin qe bashkejeton me deputeten demokrate Albana Vokshi. Nderkaq ne mesdite ne Prokurori eshte paraqitur edhe biznesmeni tjeter Kujtim Hasa aksioner ne kompanine Vizion Construksion. Ne ndryshim nga dy dite me pare Prokuroria dhe biznesmenet nuk kane pasur asnje reagim per mediat rreth procesit te marrjes ne pyetje.
Box 2
REAGIMI
Balla Avokati i Fazllicit shpif per llogari te Saliut
Avokati Genc Gjokutaj eshte vene ne shenjester me deklaratat e tij edhe nga selia roze. Deputeti Taulant Balla deklaroi dje se avokati i Fazllicit shpifi per llogari te Saliut duke e renduar shume Selmanllarin. Sipas deklarates se tij ky avokat paguhet per te mbrojtur personat me problematike si Damir Fazllici apo Rrahman Selmanllari te cilet edhe kur sjane te akuzuar po thjesht te pyetur nga prokuroria si persona qe lidhen me rrethanat e nje ceshtjeje shkojne ne prokurori me avokat. Kete here avokati i lepujve te qeverise beri konferencen e munguar te zedhenesve te Saliut - tha Balla. Zoti Balla refuzoi faktin se kryebashkiaku Rama te kete dhene leje dhe e konsideroi nje sajese qe tregon se sa larg po shkon Sali Berisha per te hequr vemendjen nga skandalet me prova e fakte te korrupsionit qe po mbyt Shqiperine.
Nis zbatimi i planit te riintegrimit 60-70 persona ne pikat kufitare
TIRANE - Shqiperia ka filluar te zbatoje planin e masave per integrimin e klandestineve te riatdhesuar nga vendet e BE-se nje kerkese kjo e Udherrefyesit per liberalizimin e vizave. Sic behet e ditur nga burime zyrtare Policia Kufitare ne te gjitha vendkalimet tokesore portuale dhe ne aeroporte ka nisur zbatimin e masave per riintegrimin e personave te kthyer nga vendet e BE-se. Keshtu mesohet se javet e fundit shqiptaret qe jane kthyer nga Greqia pas kalimit ne menyre ilegale ne kete vend fqinj jane trajtuar me ushqim ne pikat kufitare shqiptare madje u eshte siguruar edhe udhetimi falas ne kthim. Policia Kufitare ne vendkalimin e Kapshtices ka nisur te zbatoje nje vendim qeverie per emigrantet klandestine qe kapen ne token greke dhe i dorezohen me pas pales shqiptare. Sipas te dhenave zyrtare numri i personave qe kapen ne Greqi dhe riatdhesohen ne Shqiperi eshte 60-70 ne dite. Pas kthimit ne atdhe atyre u ofrohet hamburger dhe me nje udhetim ky falas deri ne qytetin me te afert.
Udhetimi mbulohet me mjetet e Policise shqiptare. Pas kthimit ne atdhe emigrantet duhet te paraqesin dokumentet e marra ne kufi te zyrat e punes ne bashkine ose komunen ku ata jetojne dhe me pas perfitojne kurse profesionale ose trajnime nga shteti.
8 Shtator 2010